Flash

Turqia shkatërrohet 6-1, gazetari provokon teknikun Montella: italiani reagon në mënyrë brilante

Lapsi.al 27 March 2024
Turqia shkatërrohet 6-1, gazetari provokon teknikun Montella: italiani

Turqia u mposht zhurmshëm nga Austria me rezultatin 6-1. Në fund të ndeshjes miqësore, kritika të mëdha vërshuan mbi teknikun Vincenzo Montella, i cili gjithashtu pati një përplasje me një gazetar që ndiqte kombëtaren turke.

DEBATI MES MONTELLA E GAZETARIT

Ishte një mbrëmje për t'u harruar për Turqinë e teknikut Vincenzo Montella. Në ndeshjen e fundit miqësore turqit u mundën 6-1. Një rezultat i papritur që ka shkaktuar shqetësim tek profesionistët. Një dështim i paparashikuar tre muaj para fillimit të Europianit, ku turqit kanë shpresa të mëdha për të kaluar fazën e grupeve. Por disfata bëri që humori i mirë rreth kombëtares të binte ndjeshëm dhe madje vuri në pikëpyetje qëndrimin e italianit Montella në pankinë.

Lexo më tej: Montella e makthi i përjetuar në tërmetin e Turqisë: "Shumë të ndarë nga jeta për t'u ndjerë me fat"

Në fund të ndeshjes një gazetar e pyeti trajnerin italian nëse ishte rasti për të dhënë dorëheqjen pas një disfate kaq të bujshme. Nuk vonoi përgjigja nga tekniku: "Nuk do t'i përgjigjem pyetjes suaj sepse mendoj se është provokim. Ti pushohesh nga puna kur bën pyetjen e gabuar? Mendoj se është një provokim krejtësisht i kotë".

NDJESA PËR TIFOZËT

Para debatit me gazetarin, Montella ka dashur t'u kërkojë falje tifozëve për paraqitjen e keqe. Por gjithashtu ai ka saktësuar se këto janë ndeshje që të ndihmojnë të rritesh dhe që përdoren për të testuar lojtarët në pozicione të ndryshme në fushë. Montella nuk i humb shpresat përpara Kampionatit Evropian.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI