Flash

Video/ Cristiano Ronaldo tërbohet me arbitrat: gjeste të shëmtuara në daljen nga fusha. E një tifoz e puth

Lapsi.al 27 March 2024
Video/ Cristiano Ronaldo tërbohet me arbitrat: gjeste të
Arbitrimi i Slloveni-Portugali e ka tërbuar krejtësisht kapitenin e luzitanëve Cristiano Ronaldo. Kampioni, tashmë te Al Nassr, u largua nga fusha në minutën e 90’ të ndeshjes miqësore të luajtur në Lubjanë dhe e humbur nga portugezët 2-0 dukshëm i zemëruar. Ai që e tensionoi ishte drejtimi i arbitrit boshnjak Irfan Peljto. Arsyeja? Dy penalltitë e paakorduara për ekipin e teknikut Roberto Martinez, në humbjen e parë që kur është ulur në pankinë. Nuk është rastësi që 39-vjeçari u largua nga fusha, duke bërë me gjeste të pangatërrueshme drejt arbitrit të katërt dhe duke bërë shenjën dy me gishta. Referenca ishte e qartë për dy penalltitë e munguara. Në një natë thuajse makth, ish-lojtari i Juventus mori edhe një puthje në fushë nga një tifoz që zbriti nga tribuna për të pushtuar fushën. Lexo më tej: Tregoi gjenitalet, gjobë qesharake për Cristiano Ronaldo: portugezi skualifikohet për një ndeshje Ronaldo, që nuk shënoi në një mbrëmje të komplikuar ku nuk kishte në krah lojtarin e Milan Leao, u kthye menjëherë në dhomat e zhveshjes për të qetësuar zemërimin e tij. Pamjet padyshim që kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale. CR7 është gjithmonë në qendër të vëmendjes, aq më tepër nëse është i tërbuar. Që nga 30 janari 2022 në Arabinë Saudite me fanellën e Al Nassr, sulmuesi i lindur në vitin 1985 vazhdon të ketë shifra record. Këtë sezon ai ka shënuar 30 gola në 33 paraqitje me 11 asiste. Gushtin e kaluar ai fitoi trofeun e tij të parë në tokën saudite, Kupën e Kampionëve, duke shënuar një dygolësh në finale kundër Al-Hilal.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI