Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

"Bordin e fondacionit për Butrintin e drejton një personazh i panjohur"

Lapsi.al 28 March 2024
"Bordin e fondacionit për Butrintin e drejton një personazh i

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka bërë sot një denoncim në rrjetin social ‘Facebook’ sa i takon Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për çështjen e Butrintit.

Në reagim theksohet se AADF sjell për drejtim të fondacionit drejtorin nga Amerika Latine, një personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore.

DENONCIMI

…dhe tragjikomedia e AADF me Butrintin vazhdon!

Pas bordit shkencor me hortikulturistë pensionistë dhe specialistë të historisë koreane, AADF sjell për drejtim të fondacionit, drejtorin nga Amerika Latine, personazh totalisht të panjohur dhe pa CV në administrim të pasurive botërore kulturore.

Gjithashtu zv.drejtor është zgjedhur një guidë turistike.

Edhe më i çuditshëm është fakti që dy punonjëse të Parkut Kombetar, Erjona Qillo dhe Evjeni Mato janë tashmë edhe pjesë e fondacionit të AADF. E publikuar kjo në uebsite zyrtar të fondacionit.

A ka dijeni Ministria e Kulturës për këto emërime në konflikt të pastër interesi? A ka dijeni z. Gonxhja për emërimet e paraardhëses së tij, që i shërbente edhe AADF, edhe shtetit shqiptar? A bien ndesh këto emërime me ligjin e administratës publike?

Të këshilluara

Prokurori Dritan Gripshi shkarkohet nga KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi pasi e gjeti atë me probleme në kriterin e pasurisë. Gripshi i pranishëm në se...

17:14

KPK shkarkon prokurorin Milan Laskaj

Prokurori Milan Laskaj u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkak të problemeve me burimet financiare për një apartament dhe dys...

16:00

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI