Flash

Dani Alves, festa e parë pas daljes nga burg: "Njerëz me kapuç, kërcime e këngë deri në 5 të mëngjesit"

Lapsi.al 28 March 2024
Dani Alves, festa e parë pas daljes nga burg: "Njerëz me
U deshën 14 muaj e 5 ditë, duke filluar nga 20 janari 2023, që Dani Alves të dilte nga burgu. Ish-futbollisti ka paguar një milion euro me kusht dhe do të lirohej të hënën, ndërsa pret që dënimi i tij me katër vjet e gjashtë muaj për abuzim seksual të një vajze të marrë formë të prerë. Braziliani për momentin mbetet në liri me kusht në komunën spanjolle të Esplugues de Llobregat. Programi 'Así es la vida' i transmetuar në kanalin Telecinco zbuloi detajet e një feste të pretenduar, të organizuar në shtëpinë e ish-futbollistit pas lirimit të tij.

ERDHËN TË AFËRM E MIQ

Sipas gazetarit të televizionit që ndodhej në adresën e të pandehurit, anëtarët e grupit kanë mbërritur, kur thuajse nuk kishte mbetur asnjë gazetar dhe kanë qëndruar me Dani Alves deri në pesë të mëngjesit. Lexo më tej: Video/ Dani Alves paguan kushtin 1 milionë euro me paratë e Neymar: braziliani del pas 14 muajsh burg Këto nuk janë vizitat e para që ka marrë Dani Alves, pasi ai shoqërohej edhe nga dy miq të cilët ishin të mbuluar me kapuç dhe nuk pranonin pyetjet e gazetarëve të pranishëm, shkruan e përditshmja Sport, e cila ka kapur pamjet. Festimet janë pjesë e garancisë së dhënë nga gjykatat deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së tij. Gjykata e Apelit e Barcelonës i dha atij mundësinë e qendrimit në shtëpi me pagesën e kushtit, ndërkohë që zhvillohet procesi i apelit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI