Flash

Dani Parejo: “Më quajnë pijanec, por nuk e vras mendjen, Vinicius duhet të bëjë kështu”

Lapsi.al 28 March 2024
Dani Parejo: “Më quajnë pijanec, por nuk e vras mendjen,

Në një mënyrë apo tjetër, Vinicius gjithmonë përfundon duke i bërë njerëzit të flasin për të. Për lotët e tij në konferencën për shtyp kanë reaguar edhe kolegët e Villareal e në veçanti Daniel Parejo. Në fakt, braziliani i Real Madrid është gjithnjë e më në qendër të sjelljeve raciste në Spanjë, çka e ka bërë të padurueshme situatën për Vini Jr.

Në veçanti, Daniel Parejo, mesfushori i Nëndetëses së verdhë, nuk mund të mos vlerësonte aftësitë e jashtëzakonshme futbollistike të brazilianit. Ai megjithatë i lejon vetes të komentojë edhe qëndrimin e tij në fushë, duke sugjeruar një këndvështrim tjetër për Vinicius: "Ai është një lojtar spektakolar, i jashtëzakonshëm, me formë verbuese. Për këtë arsye, duke luajtur në një nga skuadrat më të mira në botë, nuk pres që të gjithë të vijnë për ta përgëzuar. Përkundrazi, tifozët kapen gjithnjë me më të fortët. Por unë mendoj se ne lojtarët duhet të kujdesemi vetëm për të luajtur".

Lexo më tej: Video/ Vinicius shpërthen në lot në konferencë për shtyp: "Kam gjithnjë e më pak dëshirë të luaj"

Mesfushori spanjoll përfundon duke thënë: "Në disa fusha më thonë pijanec, por unë nuk merrem me njerëzit, as nuk bëj gjeste. E anashkaloj dhe kaq".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI