Flash

E bujshme nga Spanja: "Haaland do të shkojë te Barcelona!"

Lapsi.al 28 March 2024
E bujshme nga Spanja: "Haaland do të shkojë te Barcelona!"

Merkato i transferimeve gjithmonë ofron emocione dhe befasi. Muajt e fundit është folur shumë për Mbappe, i cili, duke përjashtuar çdo prapaktheu të bujshme, do të veshë fanellën e Real Madrid në verë, duke formuar një treshe spektakolare me Bellingham dhe Vinicius. Merengues janë gati të fitojnë gjithçka, por në të ardhmen ata mund të rivalizohen nga Barcelona. Sipas të dhënave, katalanasit po përsosin një tjetër goditje të shekullit: Erling Haaland.

HAALAND TE BARCELLONA?

Që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, blaugranat nuk janë më të njëjtët. Sezone anonime, pak ngritje dhe shumë ulje dhe tashmë një rithemelim i ri. Tetntativë që nisi me Xavi, i cili në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i skuadrës që e lançoi si lojtar në futbollin që ka rëndësi. E nëse rivalët historikë të Real Madrid vazhdojnë të fitojnë dhe të blejnë kampionë të mëdhenj duke ngritur një ekip ëndrrash të paprecedentë, Barcelona kohët e fundit ka mbetur në stanjacion. Por katalanasit synojnë të ndryshojë marshin dhe emri për t'u rikthyer në krye është ai i Haaland.

Lexo më tej: Alexander-Arnold thumbon Manchester City, Haaland i përgjigjet me... Tripletën

KUR MUND TË VISHET BLAUGRANA

Fillimisht ishte Mundo Deportivo, tani është El Chiringuito që rilançoi lajmin. Në vitin 2025 Haaland do të veshë fanellën e Barcelonës. Ai do të ishte përgjigja ndaj Real Madrid për blerjen e Mbappe që do të bëhet pas disa muajsh. Sipas dy mediave spanjolle, norvegjezi është i tunduar të jetojë një aventurë të re, pasi ka fituar gjithçka me Manchester City dhe ka thyer çdo rekord. Për më tepër, e josh mundësia për të konkurruar në të njëjtën ligë me Mbappe për t'i dhënë jetë një epoke të re futbolli dhe për të marrë stafetën e sfidës mes Messi e Cristiano Ronaldo. Përbërësit për goditjen e madhe janë të gjitha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI