Flash

Guardiola djeg konkurrencën e rrëmben Cavan Sullivan: 14 vjeçari është fëmija i artë i futbollit në SHBA

Lapsi.al 28 March 2024
Guardiola djeg konkurrencën e rrëmben Cavan Sullivan: 14
Ai është 14 vjeç, një mesfushor eklektik, 1.58 cm i gjatë, luan me këmbën e majtë dhe i riu më interesant në të gjithë futbollin amerikan. Ai quhet Cavan Sullivan dhe disa tashmë thonë se ai ka lëvizjet e Leo Messi, një idhull në ato anë pas transferimit te Miami. Ai luan në ekipin e dytë të Philadelphia Union, një ekip që luan në MLS Next Pro, një lloj American Next Gen që ka të gjitha konturet e një kampionati profesionist. Sullivan bëri debutimin e tij kundër New England Revolution, duke asistuar golin e fitores. Lexo më tej: Cancelo shpërthen në akuza: "Guardiola ka thënë gënjeshtra, City mosmirënjohës me mua" Ai u kërkua nga Real Madrid, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, por syri vigjilent i spanjollit Pep Guardiola e orientoi djaloshin në akademinë e të rinjve të Manchester City, ku ai do të jetë në gjendje të forcojë trupin dhe mendjen e tij për t'u bërë një kampion i vërtetë. Në SHBA e quajnë wonderkid dhe, sipas një analisti të MLS, Taylor Twellman, ai tashmë është më i miri në botë mes lojtarëve të moshës së tij.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI