Flash

Inter, me teknikun Inzaghi deri në vitin 2027: rinovimi për tu firmosur brenda këtij sezoni

Lapsi.al 28 March 2024
Inter, me teknikun Inzaghi deri në vitin 2027: rinovimi për tu
Simone Inzaghi po shkon drejt rinovimit të tretë të përvojës së tij deri tani trevjeçare me Inter. Ky aktual, është më i rëndësishmi sepse vjen në sezonin që të çon në kampionatin e yllit të dytë. Për më tepër, klubi në vitin e fundit e ka kuptuar vërtetë rëndësinë e trajnerit të tij, ndërsa vetëm një vit më parë përmendeshin emrat e zëvendësuesve të mundshëm, para se arritja në finalen e Champions League do të ndalonte çdo spekulim për një trajner të ri për zikaltrit. Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit do të thërrasin teknikun Inzaghi për të nënshkruar vazhdimin e kontratës para përfundimit të sezonit. Me pak fjalë, ekziston një dëshirë për ta blinduar atë përpara se ndonjë sirenë europiane ta tundojë (dhe ka mjaft klube të nivelit të lartë në futbollin kontinental që do të mbështeteshin me dëshirë tek ai). Kontrata aktuale skadon në vitin 2025 dhe arsyeja tjetër që e shtyn klubin drejt rinovimit është fakti se është e ndërlikuar të mendosh që trajneri ta nisë sezonin kur është në skadencë kontrate. Lexo më tej: Gafat e teknikut Simone Inzaghi: Inter, mes statistikave e zgjedhjeve, mallkimin e penalltive e kërkoi vetë Kësaj radhe synohet zgjatja edhe për dy vite të tjera, pra deri në vitin 2027. Tre sezone të tjera të plota, me pak fjalë, që tregojnë se sa besim ka klubi zikaltër te trajneri i tij. Flitet edhe për rregullim ekonomik me shifrën aktuale, 5.5 në vit, të rritur me rreth një milion.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI