Flash

Rusia i jep fund mekanizmit mbikëqyrës të OKB-së për zbatimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Lapsi.al 28 March 2024
Rusia i jep fund mekanizmit mbikëqyrës të OKB-së për

Kombet e Bashkuara – Rusia vendosi veton ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara të enjten që praktikisht shfuqizon një mekanizëm mbikëqyrës të ekspertëve të kësaj organizate për zbatimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut për programin e saj bërthamor.

Ndryshimi i qëndrimi rus për mbikëqyrjen – të cilin vazhdimisht e kishte mbështetur në të kaluarën – nxiti akuzat e Perëndimit se Moska po vepron për të fshehur blerjen e armëve nga Koreja e Veriut për luftën e saj në Ukrainë, duke shkelur sanksionet e OKB-së.

Trembëdhjetë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan në favor, me Rusinë kundër dhe Kinën që abstenoi. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit do të mundësonte zgjatjen e mandatit të ekspertëve për një vit, por vetoja e Rusisë i jep fund këtij mekanizmi. Sanksionet ndaj Koresë së Veriut ende mbesin në fuqi.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia tha para votimit se shtetet perëndimore po përpiqen që ta “mbysin” Korenë e Veriut dhe se sanksionet janë “të parëndësishme” dhe “të shkëputura nga realiteti” si masë për të frenuar programin bërthamor të këtij vendi.

Zëvendës ambasadori amerikan Robert Wood i tha këshillit pas votimit se vetoja e Rusisë nuk ishte asgjë më shumë se “një përpjekje e një anëtari të këshillit për të mbyllur hetimet e pavarura objektive” për shkeljen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut.

Ai tha se Rusia veproi pasi “ekspertët filluan të raportojnë vitin e kaluar rreth shkeljeve flagrante të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga Rusia.”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare John Kirby e dënoi veton ruse duke e quajtur atë “veprim të pamatur” që minon sanksionet e vendosura ndaj Koresë së Veriut, ndërkohë që shprehu shqetësim rreth thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Koresë së Veriut dhe Rusisë, në veçanti tani që Koreja e Veriut po vazhdon të furnizojë Rusinë me armë për luftën e saj në Ukrainë.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet ta përkrahë me vendosmëri rendin botëror për kufizimin e armëve bërthamore dhe të përkrahë popullin e Ukrainës ndërkohë që mbron lirinë dhe pavarësinë e tij kundër agresionit brutal të Rusisë,” tha zëdhënësi Kirby.

Ambasadorja britanike në OKB, Barbara Woodward tha se vetoja ruse erdhi pas marrëveshjeve të armatimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut në kundërshtim me sanksionet e OKB-së, përfshirë “transferimin e raketave balistike, të cilat Rusia i ka përdorur në sulmin e saj të jashtëligjshëm ndaj Ukrainës që nga fillimi i këtij viti.”

Këshilli i Sigurimi vendosi sanksione pas provës së parë bërthamore që bëri Koreja e Veriut në vitin 2006 dhe i ka shtuar ato përgjatë viteve përmes 10 rezolutave që kanë synuar – deri tani pa sukses – ta ndalojnë financimin dhe të frenojnë programet bërthamore dhe të raketave balistike të këtij vendi.

Rezoluta për sanksionet e fundit u miratua nga Këshilli i Sigurimit në dhjetor të vitit 2017. Kina dhe Rusia i vendosën veton një rezolute të Shteteve të Bashkuara në maj të vitit 2022 pas një sërë provash me raketa balistike ndërkontinentale që bëri Pheniani.

Këshilli i Sigurimit ngriti një komision për mbikëqyrjen e sanksioneve dhe mandati i ekspertëve që vëzhgojnë shkeljet është ripërtëritë për 14 vjet me radhë./VOA

Të këshilluara

Sulmi në Moskë: Kush qëndron pas ISIS-K?

Çfarë dihet për grupin terrorist që dyshohet se qëndron pas sulmit në sallën e koncerteve në Moskë? Ka akuza të ndryshme se kush qëndron pas sulmit… Menjëher...

16:45

Ukraina rrëzon 12 dronë rusë

Ukraina tha të martën se ka shkatërruar 12 dronë rusë që kishin në shënjestër disa rajone të Ukrainës, ndërsa Rusia tha se 15 raketa të Ukrainës, që kishin në s...

16:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI