Flash

Uefa mendon rritjen e organikave në Euro 2024 nga 23 në 26 lojtarë: Manaj, Daku e Muja shpresojnë

Lapsi.al 28 March 2024
Uefa mendon rritjen e organikave në Euro 2024 nga 23 në 26

Numri i lojtarëve të thirrur nga çdo ekip kombëtar mund të rritet në 26 në funksion të Kampionatit Evropian 2024. E reja mund të konfirmohet në javët e ardhshme, pasi UEFA ishte kthyer në kufirin prej 23 të aplikuar edhe në të kaluarën. Një zgjedhje që bordi kontinental i futbollit po e vlerëson së bashku me komisionerët teknikë të përfshirë. Në këtë mënyrë mund të përsëritet cfarë ndodhi në Euro 2020, të shtyrë me një vit për shkak të pandemisë së Coronavirus.

Zgjerimi i skuadrave ishte aplikuar edhe për Botërorin 2022 me miratimin e FIFA-s dhe kthimi prapa mërziti trajnerët të cilët, siç u konfirmua javët e fundit nga trajneri i Holandës Ronald Koeman, argumentojnë se është e pamundur të rikthehesh në diapazonin e vjetër për shkak të shkallës veçanërisht të lartë të dëmtimeve.

Lexo më tej: Sylvinho, gjumi i prishur nga Manaj e Broja: 6 nuk janë thirrur e nga lista aktuale duhet të eliminohen edhe tre

"Në 8 prill do të mbahet një workshop me ekipet pjesëmarrëse dhe me atë rast UEFA do të dëgjojë këndvështrimin e trajnerëve - tha organizmi evropian i futbollit, duke folur për takimin e planifikuar në Dortmund -. Çdo ide në këtë kuptim do të të konsiderohet dhe vlerësohet”. Një lajm shumë i mirë për lojtarët që pretendojnë një thirrje në Europian. Kështu, Manaj, Daku e Muja sa për të cituar disa nga ata që luftojnë për një vend në Euro 2024 mund të kenë një shans më shumë për tu përfshirë në listën e Sylvinhos.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI