Flash

(VIDEO) Shehaj nis takimet: Ta kthejmë Shqipërinë në vendin e mundësive për secilin

Lapsi.al 28 March 2024
(VIDEO) Shehaj nis takimet: Ta kthejmë Shqipërinë në vendin

Deputeti Agron Shehaj ka nisur takimet me mbështetës për të krijuar atë që thotë se është "rrugëtimi drejt krijimit të projektit tonë politik për ta kthyer Shqipërinë në vendin e mundësive për secilin". 

Deputeti, i larguar nga PD-ja disa muaj më parë, ka postuar në Facebook një video nga takimi i mbajtur ditën e djeshme.

Pas një turi trajnimesh për aktivistë të tij të rinj me një rrjet rinor që e ka quajtur "NextYou", duket se Agron Shehaj ka kaluar në një fazë më të zgjeruar të organizimit me mbështetësit.

Shehaj ka deklaruar më parë se partia politike që po krijon do të jetë gati dhe do të garojë në zgjedhjet e vitit 2025.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI