Flash

Arrestimi i Evis Berberit/ SPAK sekuestron pasuritë dy ortakëve të tij

Lapsi.al 29 March 2024
Arrestimi i Evis Berberit/ SPAK sekuestron pasuritë dy ortakëve

Gjykata e Posaçme ka sekuestruar pasuritë e Valter Begajt dhe Ervis Lamit, dy ortakëve të ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberit.

SPAK ka urdhëruar sekuestrimin kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak nën hetim Valter Begajn dhe administrator nën hetim Ervis Lami.

Gjithashtu janë sekuestruar 5 pasuri të paluajtshme të llojit arë me sipërfaqe të ndryshme dhe 7 automjete modele të ndryshme.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime kryesisht në kuadër të procedimit penal Nr. 214, të vitit 2023, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuara nga nenet 258, 244-25, 259, 287/2 të Kodit Penal.

Në vijim të njoftimeve të mëparshme, për faktin penal të rezultuar dhe personat e dyshuar (njoftim i datës 14.03.2024), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.164, datë 18.03.2024, ka vendosur:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

2. Vendosjen e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e mëposhtme:

· Kuotat e shoqërisë “DAAM” sh.p.k., me ortak personin nën hetim V. B. dhe administrator personin nën hetim E. L;

· Pasurinë e paluajtshme Nr.80/2, e llojit “arë”, me sipërfaqe 25,100 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë” me sipërfaqe 1,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 1,080 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme e llojit “arë”, me sipërfaqe 2,055 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Pasurinë e paluajtshme me sipërfaqe 5,000 m2, me adresë Mangull, Tiranë, vetëm mbi pjesën takuese të shoqërisë “DAAM” sh.p.k.;

· Automjetin e markës “SKODA”, modeli “FABIA”, viti i prodhimit 2019;

· Automjetin e markës “JEEP”, modeli “COMPASS”, viti i prodhimit 2011;

· Automjetin e markës “BMW”, modeli “X3”, viti i prodhimit 2004;

· Automjetin e markës “FORD”, modeli “KUGA”, viti i prodhimit 2011;

· Motomjetin e markës “DAYANG”, modeli “DY125T-32”, viti i prodhimit 2022;

· Automjetin e markës “KIA”, modeli “SELTOS”, viti i prodhimit 2020;

· Automjetin e markës “HYUNDAI”, modeli “AVANTE”, viti i prodhimit 2020;

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI