Flash

"Nuk di edhe unë çfarë përgjigje të jap". Fagu i dorëzuar, Martini hakmarrës: "Ndeshja e revanshit"

Lapsi.al 29 March 2024
"Nuk di edhe unë çfarë përgjigje të jap".

"E kishim përgatitur ndeshjen ndryshe, nuk e interpretuam si duhej, u goditëm me dy gola. Kur goditesh, ana psikologjike bie pak, dhe çdo gjë shkoi për keq mbrapa". Erbim Fagu është i pangushëllueshëm, pas humbjes 1-2 me Teutën. Tirana e tij zhgënjeu në të gjithë aspektet dhe bëri hapa prapa në krahasim me derbin: "E vuajtëm sot finalizimin, nuk ishim të qartë kur dilnim përpara, kishte konfuzion. Nuk e di pse, se gjatë javës kemi qenë në harmoni. Fitorja me Dinamon na rregulloi pak anën psikologjike, por sot nuk di edhe unë çfarë përgjigje të jap".

Fagu pastaj tregoi detaje të asaj që e penalizon për të bërë lëvizjet që do të donte: "Për kaq pak kohë mundohesh të bësh ndryshime të vogla, jo shumë të mëdha se mund të prishësh ekuilibrat. Unë jam përpjekur që me këtë grup të mos ndryshoj shumë nga ana e fizionomisë e filozofisë së lojës. Sot ia lë interpretimit të ndeshjes që nuk ishte aty ku duhet". Ajo që tekniku vuan është fakti se Tirana është jashtë katërshes finale, ndonëse për potencial mund të fitojë edhe titullin kampion: "Sigurisht që po, mendoj që jemi ende në luftë për të kapur “Final Four” e pastaj të dalim kampion se aty specifika është tjetër gjë dhe me një ndeshje mund të dalësh kampion", tha Fagu.

MARTINI: "ISHTE NDESHJA E REVANSHIT"

“Ishte ndeshja e revanshit. Nuk e harroj eliminimin nga Kupa, pavarësisht pikëve që na duheshin, ekipi ishte i karikuar, luajti mirë, presuam Tiranën. Në Elbasan për Kupë luajtëm më mirë. Nuk jam i kënaqur me mënyrën si shkoi ndeshja". Edi Martini e bën të qartë natyrën e tij hakmarrëse dhe faktin se dëshironte shumë të mundte kundërshtarin që e privoi nga Europë këtë sezon. "E çuam ndeshjen aty ku donim për sa i përket përgatitjes, e çuam te topat e gjatë, çdo veprim të tyre e kishim parashikuar".

Lexo më tej: Jazxhi e Daci shembin Tiranën: nis faza e Teutës, ku durrsakët shkojnë nga mbijetesa drejt Europës

Tekniku i Teutës kujtoi megjithatë se nuk heq dorë nga ëndërra: "Kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të prapambetur me Dinamon, ajo do e ndajë rrugën jemi për katërshe apo për të luftuar për poshtë. Në këtë kampionat, me 1-2 fitore shkon lartë. Do ta kërkojmë katërshen, do të luajmë deri në sekondën e fundit, ishalla kemi dhe pak fat". E në fund, edhe njëherë një mendim për Kupën dhe mundësinë e madhe të humbur: "Kupa më ka dhembur shumë. Do të ishim me Kukësin në gjysmëfinale, mund të fitonim Kupën. Këtë fitore do e ndërroja me kualifikimin e Kupës 100 %. Tani si ka ardhur kampionati nuk janë më gjërat në dorën tonë, varemi nga rezultatet e kundërshtarëve".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI