Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Plagosi me thikë 35-vjeçarin në Vlorë, arrestohet i riu

Lapsi.al 29 March 2024
Plagosi me thikë 35-vjeçarin në Vlorë, arrestohet i riu

Një 35-vjeçar është arrestuar këtë të premte në Vlorë, pasi dyshohet se goditi me mjet prerës, thikë, një person. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë. Dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç.

"Plagosi me mjet prerës (thikë), një 35-vjeçar, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe atyre të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 30-vjeçari. Rreth orës 17:00, në fshatin Sherishtë, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në vendin e quajtur “Landfilli”, shtetasi A. B., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. A., 35 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të DVP Vlorë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit A. B., dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shtetasi i dëmtuar E. A. ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Vijon puna për dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.", sqaron policia.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Tiranë

Një godinë është përfshirë nga flakët ne afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se ka marrë flakë një banesë private dhe deri tani n...

18:51

Flet Ilir Meta: Si na grabitën selinë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë denoncim në polici në lidhje me rastin ku theksohet se këta persona, kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronik...

15:32

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI