Flash

“Ranë në grackën tonë”. Tetova kurth për vendin e fundit, Devolli i ashpër: “Nuk vinim era ekip”

Lapsi.al 29 March 2024
“Ranë në grackën tonë”. Tetova kurth për

"Pa fitore? Jo pa fitore se ne kemi fituar ne Kupë por në kampionat le të themi. Filluam një ndeshje shumë të mirë, goditëm që ne fillim, është një rezultat i mirë dhe një fitore që na kënaq”. Edlir Tetova mundohet ti japë kuptimin që nuk ka serisë pa fitore në kampionat, ku nuk fitonte prej 7 javësh përpara se të mundte 1-0 Kukësin. E megjithatë edhe kundër vendit të fundit Egnatia kishte nevojë për kurthe: “Po stërvit ekipin për kundërshtarin e radhës, duke marrë pikët që të na shërbejnë për “Final 4”, e mbajta ekipin 70 metra e poshtë. Kukësi kërkonte 3 pikëshin edhe sot, edhe kjo e bëri të binte në grackën tone”.

Një replikë pastaj me Devollin për vonesat e lojës, edhe pse në fakt Kukësi nuk është se bëri shumë në aspektin ofensiv: “Vonesa loje? Jo nuk besoj, aty ku ka pasur kontakte ka pasur faulle. Ne na kanë futur topat ne fushë në finale, si është kjo vonese loje!? Konstatimi i Devollit nuk është i drejtë”, the Tetova.

Lexo më tej: Video/ Fitorja e parë pas dy muajsh, Zejnullai thyen tersin: Kukësi rrëzohet në Rrogozhinën e fatit

Frika është e gjitha në mundësinë e fundit të Fejzaj, ku Sherri shpëtoi rezultatin: “Me rastin në fund mund ta kishim paguar, mua më intereson që ekipi im të prodhojë raste, të shkojë te porta. Kjo është ajo e cila më intereson”, tha Tetova.

DEVOLLI: “VETËM SHTRIHU, VONO… VONO”

“Gjithmonë humbja është e dhimbshme, ajo që nuk më pëlqeu sot është se nuk ramë asnjëherë në 90 minuta era ekip, u bëmë shumë të vegjël. Nuk sakrifikuam, vrapuam, apo dubluam si kemi bërë në ndeshjet e kaluara. Kur nuk i bën, bëhesh shumë i vogël ndaj kundërshtarit”. Bledar Devolli ka kritika të forta për eki9pin, për prezantimin në Rrogozhinë. Tekniku i Kukësi e ka më shumë se për humbjen 1-0 me Egnatian e ka me mënyrën si u sollën të tijtë në fushë: “E kishim përgatitur ndryshe, goli i shpejtë na prishi anën psikologjike se ndoshta ekipi ra. As dëshirë nuk pashë sot, rregull nuk bëhej fjalë që kishim sot, por janë edhe 7 ndeshje. Do i shohim që të ndryshojmë patjetër fytyrë, duke filluar që nga Kupa”.

Tekniku i Kukësit sulmoi edhe kundërshtarin, duke e krahasuar lojën e bërë për nivele inferior: “Pastaj tjetra që nuk më pëlqeu, nuk kishte lojë efektive, nuk ka mundësi që ndeshje Superiore duket si ndeshje e Kategorisë së Dytë, pa lojë efektive, vetëm shtrihu, vono, vono, vono… Pastaj bie dëshira”. “Po të shohësh edhe Egnatia kishte presion, se e kemi kapur tre herë topin. Për kaq gjë luhet, po nuk u tregove agresive… nëse njëri shkonte gol, do flisnim ndryshe pas ndeshjes. Ishim nën presion dhe dukeshin”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI