Flash

Video/ Balaj nuk mjafton, Blazevic i jep asist Partizanit: Erzeni ndal Vllazninë në Loro Boriçi

Lapsi.al 29 March 2024
Video/ Balaj nuk mjafton, Blazevic i jep asist Partizanit: Erzeni ndal

Ngec përsëri dhe Egnatia shkëputet edhe njëherë. Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 me Erzenin në “Loro Boriçi”, në javën e 29 të Superiores. Balaj vazhdon të shënojë, por tani duket se vetëm ai nuk mjafton. Skuadra e Qatip Osmanit bën ndalesë në stacionin e gabuar, e arritur nga goli i Blazevic. Erzeni i jep një asist Partizanit, që luan nesër, për tu afruar në distancë parakalimi vendit të dytë të shkodranëve.

Një lojë mjaft intensive dhe e bukur nga të dyja ekipet, që rikthyen emocionet e përballjes së Kupës. Në ata ndeshje shijakasit u dorëzuan vetëm në kohët shtesë, ndërsa tani e mbyllën 90 minutëshin në një barazim, që i jep zemër, por nuk i ndihmon shumë për renditjen. Shumë raste shënimi: Balaj e Alivoda për kuqeblutë, Kahrimanovic e Blazevic për shijakasit. Askush nuk heq dorë nga kërkimi i rezultatit dhe Gruda provon të bëjë diferencën, por pa sukses. Atëherë në katedër ngjitet Balaj, që shënoi në minutën e 28, duke devijuar me kokë krosimin e Boshnjakut.

Lexo më tej: Jazxhi e Daci shembin Tiranën: nis faza e Teutës, ku durrsakët shkojnë nga mbijetesa drejt Europës

Kush e mendoi të kapitulluar Erzenin gabohet dhe konfirmimin e dha Blazevic në minutën e 39', duke barazuar rezultatin. Në pjesën e dytë pastaj ishte një tentativë inavazioni drejt portave të Hasanbellit dhe Qarrit, të dy të aftë të refuzojnë çdo top të ardhur drejt tyre. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, me atë çka prodhuan në fushën e lojës. Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 4 më pak se kryesuesit e Egnatias. Ndërsa Erzeni vazhdon luftën për mbijetesë i renditur në vendin e nëntë me 28 pikë.

https://www.reddit.com/r/soccer/comments/1bqwjtx/_/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI