Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Vuçiç: Po na marrin Kosovën që t’i heqin Putinit asin nën mëngë

Lapsi.al 29 March 2024
Vuçiç: Po na marrin Kosovën që t’i heqin Putinit

Serbia pranon humbjet e fundit politike lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Presidenti Aleksandër Vuçiç mbajti konferencën e shumëpritur duke theksuar se vendi i tij po paguan një çmim të lartë për shkak të marrëdhënies me Rusinë.

“Vendet perëndimore ndjejnë shumë presion për shkak të avancimit të forcave ruse dhe pasigurisë se si do të përfundojë konflikti në Ukrainë, dhe janë nën presion nga mesazhet politike nga Moska bazuar në atë që quhet ‘precedenti Kosovë’. Pikërisht për këtë arsye, bëhet fjalë për heqjen e Kosovës si një as të mundshëm nën mëngë të Vladimir Putinit dhe prandaj jemi në shënjestër të Prishtinës dhe atyre që i kanë përkrahur”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb foli ashpër në drejtim të zyrtarit amerikan Gabriel Escobar, ndërmjetësuesit Lajçak dhe veçanërisht Dora Bakojanis, që rekomandoi pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa kushte shtesë. “Relatorja Dora Bakojanis u kujtua befas se nuk ka rëndësi as shpronësimi i tokës në veri të Kosovës dhe as Asociacioni për rekomandimin për pranim në Këshillin e Evropës për Prishtinën, por vetëm kthimi i tokës në manastirin e Deçanit”, tha Vuçiç.

Të këshilluara

Merr flakë një shtëpi në Tiranë

Një godinë është përfshirë nga flakët ne afërsi të Shkollës së Bashkuar në Tiranë. Paraprakisht dyshohet se ka marrë flakë një banesë private dhe deri tani n...

18:51

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI