Flash

Xabi Alonso "thyen" merkaton e trajnerëve: vendimi i tij i habit të gjithë

Lapsi.al 29 March 2024
Xabi Alonso "thyen" merkaton e trajnerëve: vendimi i tij i habit
Xabi Alonso është menaxheri i cili është në modë këtë sezon dhe është në listën e çdo klubi elitar në Evropë. Spanjolli ishte përfolur për transferimin e tij në Anfield Road, me Bayern Mynih që shpresonte të zëvendësonte me të Tuchel, por ai i befasoi të gjithë. Ai vendosi të refuzojë Liverpool dhe bavarezët e të qëndrojë te Leverkusen, shkruan Telegraph.

XABI ALONSO REFUZON LIVERPOOL E QENDRON TE BAYER

Mund të jetë një rast më unik sesa i rrallë në futbollin e sotëm ai i menaxherit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso. Spanjolli është trajneri i momentit në Evropë, një ëndërr për Liverpoolin, Bayern Munich dhe Barcelonën. Në fakt, Leverkusen i tij po fluturon në Bundesligë (me +10 ndaj Bayern dhe ende i pamposhtur) dhe në Europa League. E tashmë tifozët e Leverkusen me të drejtë mund të ëndërrojnë për një titull që i ka munguar prej shumë kohësh, por edhe për një të ardhme edhe më të ndritur. Lexo më tej: Kush dëshiron Xabi Alonso duhet të paguajë 23 milionë euro: Leverkusen fikson klauzolën Në fakt, Telegraph raporton se si spanjolli në fund vendosi të refuzojë Liverpool (konsiderohej trashëgimtari i Klopp). Spanjolli vendosi të qëndrojë te Bayer Leverkusen për t'i dhënë vazhdimësi ecurisë së tij të pabesueshme, e cila do të shohë pjesëmarrjen në Champions League vitin e ardhshëm.

BAYERN HEQ DORË NGA XABI ALONSO

Jo vetëm Liverpool, por edhe Bayern Munich ishte në gjurmët e trajnerit spanjoll për epokën pas Tuchel. Por edhe ata duhet të dorëzoheshin. Ata që në Gjermani janë mësuar të marrin çdo lojtar dhe trajner që synojnë. Hoeness, president nderi i bavarezëve, tha: "E kam shumë të vështirë të nënshkruaj me Xabi Alonso, për të mos thënë e pamundur. Besoj se ai do të qëndrojë te Leverkusen".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI