Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Basha: Nuk më vjen mirë ta shoh Berishën në këtë pozitë

Lapsi.al 30 March 2024
Basha: Nuk më vjen mirë ta shoh Berishën në këtë

Kryetari i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka folur në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Basha u shpreh se Berisha ka pasur përgjegjësinë dhe privilegjin të drejtojë PD për një kohë të gjatë duke pasur shumë arritje pozitive, teksa theksoi se ai përfaqëson një pjesë të rëndësishme të historisë së PD.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, Basha u shpreh se rruga që zgjodhi Berisha dëmtoi interesat e Partisë Demokratike.

Sa i takon masës së arrestit shtëpiak ndaj tij, Basha u shpreh se në rrafshin personal “nuk i vjen fare mirë” ta shohë Berishën në atë pozitë, por nënvizoi se në rrafshin procedural personi që e ka këshilluar ish-kryeministrin të mos paraqitet në SPAK ka bërë një gabim trashanik duke rezultuar në arrestimin e tij.

Çfarë është për ju zoti Berisha, çfarë mendoni sot për të?

Basha: Kam një qëndrim konstant për Berishën. Ka pasur përgjegjësinë dhe privilegjin të drejtojë PD për një kohë të gjatë. Ka arritur shumë gjëra të mira me PD për Shqipërinë.

A është vetë historia për PD zoti Berisha?

Basha: Është e qartë që po, dhe kjo shton përgjegjësinë për të mos cenuar interesat e PD. PD ka një lidhje të drejtpërdrejtë me mirëqenien dhe interesin e publikut shqiptar. Nuk ndryshoj asgjë nga ato që kam thënë. Sigurisht kam dhënë kontributin tim, që më shumë se askush tjetër e ka vlerësuar vetë Berisha edhe publikisht. Rruga që zgjodhi Berisha dëmtoi interesat e PD. Rruga që unë i propozova, nëse do të ishte ndjekur, do të ishim në një gjendje shumë më të mirë.

A ka pasur bashkëpunëtorë që ju kanë thënë se po gaboni me Berishën?

Basha: Ka pasur shqetësim të disa bashkëpunëtorëve në raport me reagimin e zotit Berisha. Kjo ishte e kuptueshme. Barra e vendimmarrjes më takonte mua. Një numër i madh i personave kanë thënë që ky ishte një hap që duhej të vinte.

E gjykoni të drejtë masën e arrestit në shtëpi për Berishën?

Basha: Në rrafshin personal nuk më vjen fare mirë ta shoh në këtë pozitë. Në rrafshin procedural, ai që e ka këshilluar të mos paraqitet ka bërë një gabim trashanik. Ne si politikanë kemi detyrë të japim mbështetje pa kushte për drejtësinë, dhe ajo duhet të tregojë seriozitet në raste si këto, jo të trajtojë dikë mbi ligjin. Duke pasur parasysh ndjeshmërinë publike, duhet të tregojë seriozitet të veçantë.

Të këshilluara

Dosja “5D”/ SPAK cakton masat

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Posaçme lidhur me dosjen “5D”, ku akuzohen 9 persona, mes tyre Mariglen Qato dhe Redi Molla. GjKKO ka lënë në fuqi masën e...

15:11

Sarandë, babai denoncon humbjen e djalit

Një baba 55-vjeçar në Sarandë ka denoncuar djalin e tij 27-vjeç në Komisariatin e qytetit, pasi është larguar nga banesa që prej ditës së premte. Nga ky moment,...

08:33

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI