Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

"Nami" me aksidente në shkurt, në një muaj u aksidentuan 149 persona

Lapsi.al 30 March 2024
"Nami" me aksidente në shkurt, në një muaj u

Brenda një muaji në vend u shënuan 108 aksidente rrugore. Shkak rezulton se është sjellja e drejtuesve të mjeteve në rreth 80% të rasteve. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 45-59 vjeç. Kryeqyteti ka numrin më të lartë të personave të vrarë e të plagosur. Në shkurt në kryeqytet janë aksidentuar 56 persona. Më pas renditet Durrësi, Lezha dhe Fieri.

Ndërkohë në një analizë të bërë për aksidentet e shënuara sipas ditëve të javës e premtja rezulton dita me fatalitetet më të mëdha ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur në ditën e Martë. Si hark kohor aksidentet janë shënuar në masë më të madhe gjatë paradites duke zënë 25 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 149 persona në muajin Shkurt 2024

Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në muajin e dytë të vitit aksidentet ishin me një rritje 22.7 për qind në raport me të njëjtin muaj të vitit të shkuar. Ndërkohë për të dy muajt janar dhe shkurt janë shënuar 270 aksidente me një rritje prej 57 për qind në raport me të njëjtën periudhë të 2023-it.

Të këshilluara

Erion Veliaj futet në operim (Detajet)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Raportohet...

15:31

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI