Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Lapsi.al 30 March 2024
Sekuestrohen mbi 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë . Policia ka proceduar penalisht poseduesin e tyre, shtetasin me inicialet J. Ç., të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro.

“Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. Ç., të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro. Shuma e parave e padeklaruar nga ky shtetas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 53 vjeç, banues në Patos.”, sqaron policia.

Të këshilluara

Erion Veliaj futet në operim (Detajet)

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Raportohet...

15:31

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI