Flash

Serie A pasuron menaxherët: rritën komisionet, Inter më dorëlëshuari

Lapsi.al 30 March 2024
Serie A pasuron menaxherët: rritën komisionet, Inter më

Gjatë vitit 2023, shpenzimet e kryera nga klubet e Serie A për aktivitetet e menaxherëve shënuan një rritje të mëtejshme. FIGC ka bërë të ditur kompensimet e menaxherëve sportivë për vitin në fjalë, në përputhje me nenin 8 të transparencës, duke dhënë detaje për çdo klub. Në përgjithësi, në periudhën ndërmjet 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2023, klubet e Serie A u paguan menaxherëve sportivë një shumë që kalon 220 milionë euro. Kjo jo vetëm për operacione të tilla si blerjet apo shitjet e lojtarëve, por edhe për rinovimin e kontratave. Një shumë në rritje të konsiderueshme krahasuar me mbi 205 milionë euro të shpenzuar në vitin 2022.

Kjo shifër nxjerr në pah një rritje të vazhdueshme në vitet e fundit pas 174 milionëve në 2021, 138 milionëve në 2020 dhe 187 milionë eurove të shpenzuara në 2019. Ndërkohë që nga njëra anë përdorimi i transfertave falas për të forcuar skuadrat pa paguar kartonin e lojtarëve po rritet, nga ana tjetër daljet e një klubi shkojnë direkt në xhepat e menaxherëve, me Inter përpara të gjithëve, i shkëputur në këtë renditje speciale.

Lexo më tej: Inter 'shpallet' kampion: bookmakers paguajnë kuotën e titullit për bastexhinjtë fitues

Krahasuar me vitin 2002, në fakt, Inter praktikisht ka dyfishuar shpenzimet për menaxherët. Ndryshe nga Juventus që përgjysmoi "investimin" e tij në të njëjtën periudhë. Megjithatë, vetëm dy skuadrat në fjalë kanë paguar një të katërtën e shumës totale, siç shihet nga tabela (shifra në miliona euro).

KLUBI        2023        2022          DIFERENCA

Inter               34,8          20,6            +14,2

Juventus       23,1           51,3             - 28,2

Fiorentina     15,4           13,6            +1,8

Roma             15,3           21.1              -5,8

Milan             15,3           12,1              +3,2

Atalanta        14,8           6,7               +8,1

Napoli            13,7           12,5             +1,2

Udinese         11,2           10,2              +1

Bologna         10,5           9,2               +1,3

Genoa            10,4             -                     -

Lazio               9,1            6.3                +2,8

Salernitana    8              8,8                -0,8

Hellas             7               4,7                +2,3

Monza            6,4            3,9                +2,5

Sassuolo        4,9            6,2                -1,3

Torino            4,9            2                   +2,9

Empoli           4,9            4,9                0

Cagliari          4,6              -                    -

Lecce              3,2            2,4                +0,8

Frosinone      2,7             -                     -

Totale             220,2       205,7           +14,5

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI