Flash

Doja Cat reagon pas komenteve për flokët e saj

Lapsi.al 1 April 2024
Doja Cat reagon pas komenteve për flokët e saj

Doja Cat ka reaguar ndaj ndjekësve që iu drejtuan me komente në postimet për albumin e ri duke shkruar se flokët e saj duken si qime publike.

“Po shikoj se si shumë njerëz në mënyrë të vazhdueshme po më drejtohen në komente duke shkruar se i kam flokët si qime publike, ose si tapet, apo si lëkura e një deleje. Dhe nuk është pyetje, ka njerëz që thjesht po thonë gjëra të tilla. Mendoj se ka ardhur koha të ecim para të gjithë. Ju këshilloj të rriteni pak. Nuk do ju mësoj unë si të silleni, s’jam prindi juaj dhe nuk dua të flas më tepër”, tha reperja në një video live në Instagram.

Gjithë komentet negative për Doja Cat kanë ardhur pasi ajo rruajti kokën në gusht të 2022-shit dhe postoi fotot së fundmi me pamjen e re si kopertinë për të promovuar albumin e katërt muzikor.

Pamja e saj me kaçurrelat shumë të shkurtra u bë shpejt virale dhe më e komentuara sepse fokusin e kishte koka e Doja Cat. Kjo ka qenë arsyeja pse këngëtarja e çaktivizoi profilin e saj.

“Hej, unë do të çaktivizoj  Instagramin sepse nuk po ndihem mirë këtu ,” shkroi ajo në një postim të fshirë =. “Ju djema kujdesuni për veten. Më pëlqen të vij këtu për të gjetur inspirim dhe për të parë njerëzit që janë krijues, por thjesht ndihem sikur kjo po bëhet e tepërt.”

Reperja “Paint the Town Red”, tha se ajo ka “mendime të turbullta” për shkak të “mënyrës se si më flasin këtu dhe si trajtohen”. “Ju lutemi shikoni se si flisni me dhe për njerëzit në internet. Mirupafshim”, përfundoi ajo.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja Barbara Rush

Barbara Rush, e njohur për punën e saj në Pejton's Place dhe në Magnificent Obsession, ka ndërruar jetë në moshën 97 vjeçare. Vajza e Rush, Claudia Cowan, ko...

17:56

Hailey Bieber "sulmon" Selena Gomez?

Fansat mendojnë se Hailey Bieber ringjalli thashethemet për një grindje me Selena Gomez duke shpërndarë kopertinën e Beyoncé të "Jolene". Themeluesja e Rhode...

16:47

Ndërron jetë aktori Chance Perdomo

Chance Perdomo, i njohur për rolin e tij në “Gen V” dhe “Chilling Adventures of Sabrina” ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare. Lajmi u bë i ditur nga zëdhën...

12:33

Lizzo heq dorë nga muzika

Lizzo, e cila aktualisht është subjekt i një padie për ngacmim seksual, ka deklaruar se do të largohet nga industria e muzikës përmes një postimi në Instagram q...

11:19

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI