Flash

Igli Tare drejtori sportiv i ardhshëm i Napolit: sponsor i shqiptarit është Luciano Moggi

Lapsi.al 1 April 2024
Igli Tare drejtori sportiv i ardhshëm i Napolit: sponsor i shqiptarit

Gjithçka është e gabuar, gjithçka duhet të ribëhet. Kolapsi i brendshëm kundër Atalantës shënoi fundin e ëndrrave të Napolit në Champions League. Në harkun kohor të një viti skuadra italiane kaloi nga më e mira e kampionatit, në dështimin e vitit. Kjo është arsyeja pse sezoni i ardhshëm do të jetë sezoni i revolucionit. Do të nisë pa humbur kohë, me Aurelio de Laurentiis që ka vendosur të revolucionarizojë drejtimin teknik. Duke filluar nga drejtori sportiv, i cili duhet të zërë vendin e Meluso dhe mbi të gjitha të fshijë kujtimin e Giuntoli. Idea është Igli Tare, që vjen me sponsorizimin e Luciano Moggit, gjithnjë vlerësues për punën e shqiptarit.

Në krye të listës së presidentit italian është Igli Tare, gati për të rifilluar punën pas një viti pushimi, pas lamtumires së tij nga Lazio. Mes kandidatëve janë edhe ish-drejtori i Milan, Frederic Massara, i kontaktuar tashmë vitin e kaluar dhe Pietro Accardi i Empolit.

TRAJNERËT E PREFERUAR

Zgjedhja e trajnerit do të jetë edhe më delikate. Pasi dështuan eksperimentet Garcia, Mazzarri dhe Calzona, do të nevojitet një profil i nivelit të lartë. Ashtu si Vincenzo Italiano, i cili është gati të çlirohet nga Fiorentina për të nisur aventurën e tij nën Vezuv. Në vëzhgim është edhe Stefano Pioli, por ndarja e tij me kuqezinjtë, e konsideruar e sigurt vetëm pak muaj më parë, tashmë duket padyshim e pamundur. Ndër trajnerët në zhvillim, Raffaele Palladino duket të jetë i preferuari.

Lexo më tej: Igli Tare gati të kthehet në Serie A? Një klub i rëndësishëm e kërkon në rolin e Drejtorit Sportiv

Është e qartë se nuk duhet harruar Antonio Conte, i cili mbetet një ëndërr, por që AdL do të përpiqet ta lëkundë deri në fund. Ndoshta me një pagë të madhe, duke qenë se nuk do të jetë në gjendje t'i garantojë atij prezencën në Champions League. Më pas do të duhet punuar mbi skuadrën, duke filluar nga sulmi. Duke qenë i sigurt largimi i Victor Osimhen, me 120 milionë eurot e klauzolës së tij mund të arrihet në një emër të rëndësishëm: Zirkzee, David dhe Gimenez janë ndër profilet më të njohura. Por së pari do të duhet të rindërtohet Napolin duke filluar nga katet më të larta.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI