Flash

"Majmun", "cigan" e Vinicius nuk mban më: "Vendi ku meritojnë të jenë racistët është burgu"

Lapsi.al 1 April 2024
"Majmun", "cigan" e Vinicius nuk mban më: "Vendi
Pas lotëve para ndeshjes mes Spanjës dhe Brazilit, Vinicius denoncon edhe raste të tjera racizmi në X, dy në ndeshjen mes Getafe e Sevilla dhe një në një ndeshje të Divizionit C spanjoll. "Këtë fundjavë as nuk do të luaj. Por vetëm këtë të shtunë në Spanjë kemi pasur tre raste të neveritshme racizmi - ngriti zërin sulmuesi i Real Madrid -. E gjithë mbështetja ime shkon për Acuna dhe teknikun e Sevilla Quique Flores". Mbrojtësi i krahut u etiketua me termin ‘majmun’, ndërsa trajnerit nga tribuna i thërrisnin ‘cigan’. Ndeshja u ndërpre për disa minuta dhe më pas rifilloi, me arbitrin që shënoi gjithçka në raportin e tij. Lexo më tej: Video/ Tifozi e mbyt me fyerje, portieri i ngjitet në tribunë: karton i kuq për Sarr, reagojnë lojtarët Shumë e rëndë ishte edhe ajo që ndodhi në Divizionin C spanjoll gjatë ndeshjes mes Sestao River dhe Rayo Majadahonda. Portieri i vizitorëve Cheik Sarr u largua nga fusha pasi pësoi një gol për shkak të ofendimeve nga tifozët pas portës. Në fushë pasuan momente nervozizmi që çuan në përjashtimin e portierit me origjinë senegaleze, i cili u largua nga fusha së bashku me shokët e tij në shenjë solidariteti. "Guximi juaj le të frymëzojë të tjerët - shtoi Vinicius -. Racistët duhet të ekspozohen, ndeshjet nuk mund të vazhdojnë me ta në tribuna. Ne do të fitojmë vetëm kur racistët të largohen nga stadiumet dhe të shkojnë direkt në burg, vendi ku meritojnë të qëndrojnë".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI