Flash

Materazzi kthehet në Berlin e tregon si e provokoi Zidane: "Ajo goditje me kokë nuk më bën drejtësi"

Lapsi.al 1 April 2024
Materazzi kthehet në Berlin e tregon si e provokoi Zidane: "Ajo

Marco Materazzi rrëfen për veten në një intervistë për Times dhe i rikthehet natës së finales së Berlinit kundër Francës dhe goditjes me kokë që mori nga Zidane: “Nuk më pëlqen. Nuk më bën drejtësi me atë që ka qenë karriera ime. Ai episod nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e asaj finale të Berlinit, mes grindjeve dhe ofendimeve, Zidane më provokoi duke më ofruar fanellën e tij dhe unë thashë jo, se preferoja motrën e tij. Më pas ai u kthye dhe reagoi siç e kujtojnë të gjithë. Nuk u takova më kurrë me Zinedine”.

Protagonisti i ndeshjeve miqësore të organizuara me ish-shokët e tij të Inter, Materazzi kujtoi edhe vitet e tij në fushë me fanellën e zikaltërve: “Të ndash sërish fushën me njerëz si Julio Cesar, Maicon, Zanetti, Lucio, Sneijder, Cambiasso, Figo apo Diego Milito është një përzierje lumturie dhe nostalgjie. Ajo që më mungon më shumë është dhoma e zhveshjes. Ajo ndjesi e të pasurit një familje jashtë tëndes, njerëz me të cilët jeton çdo ditë dhe me të cilët ndan gjithçka".

Trajneri i atij ekipi fitues të Tripletës ishte José Mourinho: "Trajneri më i mirë që kam pasur. Isha mësuar të isha i rëndësishëm, të isha kapiten, por me Mourinhon fillova të humbas rëndësinë. Por ai ishte i sinqertë me mua që nga momenti i parë".

Nga finalja e Berlinit në atë të Madridit: "Kemi qarë. E pyeta pse po largohej, pse më la vetëm? Isha i bindur se me Mourinhon mund të vazhdonim të fitonim, ndoshta jo një tjetër Champions League, por tituj të tjerë. Por ai kishte vendosur tashmë të largohej për te Real Madrid”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI