Flash

Njeriu që mposhti dy herë Erdoganin në Stamboll

Lapsi.al 1 April 2024
Njeriu që mposhti dy herë Erdoganin në Stamboll

Kryetari i rizgjedhur i Stambollit, Ekrem Imamoglu, po shihet si sfiduesi kryesor i Recep Tayyip Erdogan, pasi ka mundur partinë e presidentit turk AK, në zgjedhjet lokale.

Ekrem Imamoglu, 53 vjeçari që mban pozitën e kryetarit të Stambollit dhe është rizgjedhur në këtë post pas zgjedhjeve lokale të së dielës, po shihet si presidenti potencial i Turqisë në të ardhmen, shkruan The Guardian.

Ai ka shumë të përbashkëta me Erdoganin: ata të dy kanë udhëhequr me Stabollin, janë nga një familje që vjen nga rajoni lindor i Detit të Zi.

Në fëmijërinë e tyrë, të dy kanë qenë futbollistë.

Ashtu si Erdogani, edhe Ekrem Imamoglu, ka një aftësi për të ‘folur me elektoratin’, por të dy, ndahen sa i përket pikpamjeve politike.

Imamoglu, që është edhe një ish-biznesmen i njohur turk, është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Sa i përket Erdoganit, ai thotë: “Idetë tona janë tepër të largëta”.

Erdogani ka hyrë në politikë nëpërmjet një partie me pikëpamje islamiste dhe tundi shtetin sekular turk që nga viti 2002.

Në të kundërtën e Erdoganit, Ekrem Imamoglu vjen nga partia sekulariste, Partia Republikane, të cilës iu bashkua në vitin 2008 dhe më 2014, ai u bë kryetar i distriktit të Beylikduzu në Stamboll.

Suksesi i Imamoglu vjen në kuadër të aftësive të tij për të tërhequr vota edhe në kampin konsevator turk.

Kryetari i Stambollit, ka bërë një fushatë shumë të madhe në media dhe është i njohur për fushatat virale në rrjete sociale, të cilat ndihmuan në rritjen e profilit të tij dhe për të korrë shumë vota.

Media shtetërore turke, e portretizon atë në një ‘dritë negative’. Në vitin 2022, media pro qeveritare turke, kishte marrë kamerat e sigurisë në një restorant, ku shihej Imamoglu duke darkuar më ambasadorin britanik në një restorant peshku, derisa Stambolli po përballej më një stuhi bore.

Këto fotografi, ishin përdorur nga qeveria, duke e portretizuar atë si një kryetar të cilit ‘nuk ia ndien për qytetin e tij’ dhe se ‘e ka mbështetjen e perëndimit’.

Telashet e tij, nuk përfunduna me kaq, duke qenë që Erdogani në vazhdimësi merrte meritat për disa prej projekteve që kanë modernizuar Stambollin viteve të fundit.

Imamoglu është i njohur edhe për betejat gjyqësore. Pas fitores së vitit 2019, një gjykatë e kishte dënuar atë me dy vite e gjysmë burg dhe e ia kishte ndaluar paraqitjet publike. Ky proces ende vazhdon.

Vitin e kaluar, një gjykatë tjetër, hapi një tjetër rast kundër Imamoglu, nën akuzat për kurdisjen e një tenderi, ku ai rrezikon të përballet me tri vite burg. Kritikët e Erdoganit e shohin këtë rast si një përpjekje për ta përndjekut atë politikisht. Erdogani me partinë e tij, e mohojnë këtë,

Përkundër asaj që siç e përshkruan Imamolgu, ai përballet në vazhdimësi me obstruksione nga Ankaraja, administrata e tij ka arritur suksese në zhvillimin e Stambollit, një qytet me 16 milionë qytetarë që është edhe përcaktues i fatit të ekonomisë turke.

Shumë analistë në Turqi, e shohin sot Imamoglun si president të ardhshëm të Turqisë.

‘(Nëse) zgjedhjet nuk do të refuzohen në cilëndo mënyrë, ai do të jetë president i Turqisë në vitin 2028”, thotë Ozer Sencar, udhëheqës i qendrës së sondazheve ‘Metropoll’. (Nacionale)

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI