Flash

Rruga Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh

Lapsi.al 1 April 2024
Rruga Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh

Aksi rrugor Orikum-Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre.

Gjatë inspektimit të kantierit, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se problemeve me shpronësimet në zone janë zgjidhur duke akomoduar përmes bonusit të qirasë edhe banorët në ndërtesa të palegalizuara.

Sipas Ministres, hapja e këtij segmenti do t’i shërbejë ndjeshëm sezonit veror. Kjo rrugë po ndërtohet përmes një partneriteti publik-privat, ndërsa kosto e kontratës arrin në rreth 67.4 mln euro. Gjatësia totale e saj është 14.7 km dhe bën lidhjen me tunelin e Llogarasë, që pritet të hapet për qarkullimin në nisje të këtij sezoni turistik.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Maliq

Një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët është përfshirë nga flakët në pyjet e fshatit Leminot në Maliq. Sipas informacioneve paraprake flakët janë p...

18:51

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI