Flash

VIDEO/ Festa kthehet në tragjedi, zyrtari turk humb jetën nga shembja e ballkonit

Lapsi.al 1 April 2024
VIDEO/ Festa kthehet në tragjedi, zyrtari turk humb jetën nga shembja

Entuziazmi i fitores në zgjedhjet lokale në bashkinë Tavas të Turqisë i ka marrë jetën njërit prej zyrtarëve kryesore të Partisë Popullore Republikane. Bëhet fjalë për Mehmet Palaz i cili kishte dalë në ballkonin e godinës së partisë së bashku me disa kolegë e simpatizantë, pas fitores që kishin korrur me kandidatin e tyre, Kadir Tatık. Nga mbingarkesa, ballkoni i katit të dytë është shembur duke shkaktuar vdekjen e Palaz dhe plagosjen e Tatik.

Mediat turke bëjnë me dije se në këtë incident mbetën të plagosur 8 anëtarë të partisë opozitare, ku 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Disa nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror në Tavas, teksa të tjerët janë dërguar në spitale në Denizl.

Lajmi për vdekjen e Tavaslı Mehmet Palaz trishtoi qarkun ku ai vepronte. Kadir Tatık, i cili u zgjodh kryebashkiaku i Tavas, deklaroi se ndodhej në spital dhe se ishte shumë i pikëlluar pas lajmit për vdekjen e kolegut të tij. /LAPSI.al

Të këshilluara

Rruga Orikum-Dukat hapet brenda dy javësh

Aksi rrugor Orikum-Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve Brenda dy javëve, pasi punimet janë në fazën e fundit të tyre. Gjatë ins...

19:16

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI