Flash

Video/ Sylvinho i ka harruar: Mehmeti shemb Leicester me një super gol, Daku 'njeriu i ndeshjes' në Rusi

Lapsi.al 1 April 2024
Video/ Sylvinho i ka harruar: Mehmeti shemb Leicester me një super gol,
Pas ndeshjeve miqësore të Kombëtares, legjionarët kuqezi janë rikthyer pranë klubeve të tyre dhe një pjesë kanë pasur mundësinë të japin kontributin në fushën e lojës. Ivan Balliu, Jon Mersinaj, Mario Mitaj, Naser Aliji, Qazim Laçi, Keidi Bare, Taulant Seferi dhe Abër Hoxha janë aktivizuar menjëherë titullarë me klubet e tyre. Por skena ka e qenë e gjitha për wingerin e Bristol Anis Mehmeti dhe sulmuesin e Rubin Kazan Mirlind Daku. Anis Mehmeti shënoi golin e vetëm të sfidës në fitoren e Bristol City ndaj Leicester. Wingeri është gjithnjë protagonist në Championship dhe këtë herë vendimtar, me golin e minutës së 73, që shembi Leicester City. Fantastik 23 vjeçari, i harruar nga Sylvinho, që kontrolloi topin në hyrje të zonës dhe me një goditje të fortë me të majtën ndezi festën e Bristol City. Ky ishte goli i tretë në këtë sezon për Mehmetin. Pas kësaj fitoreje, Bristol ngjitet në kuotën e 50 pikëve në vend të 12 ndërsa Leicester mban vendin e dytë me 82 pikë.
Njeriu i ndeshjes ndërkohë ka dalë Mirlind Daku, që shkëlqeu këtë fundjavë me skuadrën e tij Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi shënoi gol dhe asistoi në takimin ndaj Akhmat Grozny. Daku fillimisht shërbeu saktë për shokun e skuadrës në minutën e 12' të pjesës së parë, ndërsa në të 35' shënoi një gol brilant me kokë, duke dyfishuar rezultatin. Në fund sfida përfundoi 2-1 dhe Mirlind Daku u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3 nga sajti i specializuar për statistika Sofascore.

TË TJERËT

Në La Liga këtë fundjavë nga minuta e parë ka luajtur vetëm Ivan Balliu. Mbrojtësi kuqezi zhvilloi një ndeshje të mirë në barazimin pa gola të Rayo Vallecano në tranfertë me Celta Vigon. Në kampionatin italian, Berat Gjimishiti dha kontributin e tij si zëvendësues në fitoren 3-0 të Atalantës ndaj Napolit. Ndërsa një pjesë e lojtarëve kuqezi që luajnë në Itali i kanë të programuara ndeshjet për sot.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI