Flash

Aksidenti tragjik në Tepelenë, shkon në 5 numri i viktimave

Lapsi.al 2 April 2024
Aksidenti tragjik në Tepelenë, shkon në 5 numri i viktimave

Ka shkuar në 5 numri viktimave të shkaktuar nga aksidenti i ndodhur më 17 mars në Tepelenë. Mësohet se sot (2 prill) ka ndërruar jetë edhe një 58-vjeçar, Jani Çela, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhej në koma në spitalin e Traumës në Tiranë.

Kujtojmë se nga ky aksidenti i rëndë humbën jetën shtetasit, Riza Rapaj 42 vjeç, Afërdita Meta 85 vjeç, Lavdosh Bega 62 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç.

Si ndodhi aksidenti?

Më 17 mars, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Riza Rapaj, 42 vjeç, banues në Luftinjë, është përplasur me automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin Lavdosh Bega, 62 vjeç, banues në Memaliaj, me të cilin udhëtonin edhe dy pasagjerë, bashkëshortja e tij, Lefteri Bega 57 vjeç dhe Afërdita Meta 85 vjeç.

Për ngjarjen policia arrestoi drejtuesin e mjetit tip BMW që u përfshi në aksidentin e ndodhur në Tepelenë. 46-vjeçari dyshohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Të këshilluara

Tërmet në Mal të Zi

Një tërmet i fortë ka goditur Malin e Zi mbrëmjen e sotme. Forca e tërmetit ka qenë me magnitudë 4.4. Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra nga Niksiqi, ndë...

21:50

Zjarr në klub nate në Stamboll, 29 të vdekur

Të paktën 29 persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur nga një zjarr që ra në një klub nate në Turqi. Ngjarja ra në klubin “Masquerade” në bodrumin e një...

21:43

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI