Flash

Grealish i habitur: "Mamaja ime më bën gjithnjë një pyetje, por nuk di si ti përgjigjem"

Lapsi.al 2 April 2024
Grealish i habitur: "Mamaja ime më bën gjithnjë një
Jack Grealish është një pikë fondamentale e Manchester City të teknikut Pep Guardiola (28 paraqitje dhe 3 gola në sezon), status që e bën atë një idhull të vërtetë të tifozëve dhe një nga shtyllat e kombëtares angleze. Faktor, ky i fundit, që megjithatë, nuk është përcaktues kur 29 vjeçari përballet me një ndeshje jashtë fushe kundër Citizens. Në fakt, jashtë mureve miqësore, Grealish shpesh shënjestrohet nga fishkëllimat e tifozëve kundërshtarë.

GREALISH: "NUK E KUPTOJ MOTIVIN E FISHKËLLIMAVE"

“Gjithmonë pyes veten pse më fishkëllejnë– tha Grealish në intervistën e publikuar në faqen e klubit –. Nuk e kuptoj pse. Kur luajmë jashtë, në çdo fushë, unë gjithmonë fishkëllehem”.

"MAMAJA IME MË PYET GJITHNJË PËRSE"

“Edhe mamaja ime më pyet gjithmonë përse fishkëllehem – vazhdoi playmakeri i City –. Por nuk di çfarë t'i them. Më duhet të përpiqem t’i transformoj në diçka pozitive dhe t’i marr si kompliment”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI