Flash

Inate të bartura, Manchester City fshin João Cancelo: në dokumentarin e Netflix për Treble mungon… protagonisti

Lapsi.al 2 April 2024
Inate të bartura, Manchester City fshin João Cancelo: në
Tifozët e Manchester City nuk janë veçanërisht të kënaqur me disa aspekte të dokumentarit të Netflix, 'Together: Treble Winners', i cili u shfaq premierë këtë të martë. Futbollisti i përfaqësueses portugeze Joao Cancelo ishte pjesë e skuadrës në pjesën e parë të sezonit të kaluar, në të cilin Citizens fituan ‘Treble’, por në dokumentar është zhdukur.

NJË NGA MOTIVET ËSHTË... JOÃO CANCELO

Portugezi ishte pjesë e ekipit që fitoi tre tituj sezonin e kaluar, pavarësisht largimit në janar. E tashmë ka kritika se ky largim nuk u dokumentua në mënyrë adekuate në një nga gjashtë episodet e disponueshme në platformën e transmetimit, si ka bërë të ditur SPORT. Lexo më tej: Cancelo shpërthen në akuza: "Guardiola ka thënë gënjeshtra, City mosmirënjohës me mua" Në qendër të diskutimeve në rrjetet sociale është fakti se në dokumentar nuk përmenden në asnjë formë 115 shkeljet për të cilat akuzohet Manchester City, për “fair play” financiar. Në fakt, tema është trajtuar vetëm shkurt, duke publikuar deklaratën në të cilën Pep Guardiola garanton në mes të konferencës për shtyp se nuk do të largohet nga klubi për këto arsye. Tani, për tu kthyer te fshirja e Joao Cancelo, në prapaskenë janë polemikat në distancë të anësorit tashmë te Barcelona, ndaj klubit dhe teknikut Pep Guardiola. Mbrojtësi i krahut, ish-Juve dhe Inter, foli pikërisht për këtë aspekt në një intervistë me kolegët e A Bola, që bëri zhurmë: “Si reagova ndaj kritikave të teknikut Guardiola që tha se isha një shok i keq? Janë gënjeshtra! Mund të pyesni Aké ose Rico. Unë nuk kam pasur asnjë kompleks superioriteti ndaj tyre, por nëse ai mendon kështu…”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI