Flash

Protestat e Empolit, për pozicion jashtë loje, të kota: moviola nxjerr të rregullt golin e Dimarco

Lapsi.al 2 April 2024
Protestat e Empolit, për pozicion jashtë loje, të kota: moviola
Inter dominoi ndeshjen me Empolin, e fituar 2-0, por polemikat nuk munguan, pas golit të avantazhit të Inter të shënuar nga Dimarco. Në fakt, aksioni e pati origjinën nga një pozicion jashtë loje i Thuram pas një vertikalizimi të Pavard. Sulmuesi francez luajti topin, në aksion ka nja dy përplasje të topit me mbrojtësit e Empolit derisa topi arriti tek Bastoni. Qndërmbrojtësi shërbeu për Dimarco e majta e të cilit përfundoi në rrjetë për t'i dhënë epërsinë Inter. Atëherë nëse nis nga një pozicion i parregullt përse duhet të vlerësohej goli? Arsyetimi i ish-arbitrit Graziano Cesari është se meqë ka pasur një prekje nga lojtarët toskanë, nis një aksion i ri. E në të nuk ka parregullsi të dallueshme nga VAR-i, ndaj goli u konfirmua me të drejtë nga arbitri Dionisi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI