Flash

Video/ Chiesa e Vlahovic hakmerren me Tudor: Juventus thyen Lazion e vendos një këmbë në finale

Lapsi.al 2 April 2024
Video/ Chiesa e Vlahovic hakmerren me Tudor: Juventus thyen Lazion e vendos
Juventus iu rikthye suksesit pas një periudhë të tmerrshme. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, bardhezinjtë mundin Lazio e Tudor 2-0 në shtëpi, duke u hakmarrë për humbjen e kampionatit para pak ditësh. Pas një pjese të parë të dobët të shoqëruar me fishkëllimat e tifozëve të tyre në pjesën e parë, skuadra e Max Allegri u transformua në pjesën e dytë. Juventus zhbllokoi ndeshjen në minutën e 50' me një kundërsulm vdekjeprurës nga Chiesa. Një gol që shtangu bardhekaltrit të paaftë për të reaguar dhe të goditur edhe nga Vlahovic në minutën e 64'. Ndeshja e kthimit do të jetë në Olimpico më 23 prill. Në mbrëmjen më delikate, Juventus e gjen sërish veten. Bardhezinjtë u rikthyen te suksesi (i cili kishte munguar që nga 25 shkurti, 3-2 kundër Frosinones) dhe me një 2-0 komforte fituan raundin e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë ndaj Lazios. Tani finalja e 15 majit në Olimpico është dukshëm më afër. Nuk është rastësi që në favor të Juventus e vendosën dy golashënuesit më të rëndësishëm të teknikut Allegri, Chiesa dhe Vlahovic. Lexo më tej: “Ky Juventus ka kotele në fushë, nuk shënon sikur të luajnë 3 orë”: Tacconi kritik ndaj Allegrit Të dy, pas një pjese të parë në të cilën Lazio luajti më mirë, kthyen situatën dhe e nxorrën Juventus përtej rërës së lëvizshme në të cilën kishte hyrë javët e fundit. Për Tudor, në ndeshjen e dytë në pankinën e Lazios, vjen një dush i ftohtë pas suksesit në debutimin e tij kundër Juves. Por në pjesën e parë skuadra bardhekaltër nuk ishte aspak zhgënjyese, por u dorëzua shumë herët në pjesën e dytë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI