Flash

Kupa/ Fernando, një super gol thyen 1-0 Vllazninë në Kupë: me 9 lojtarë shkodranët evituan kapitullimin

Lapsi.al 3 April 2024
Kupa/ Fernando, një super gol thyen 1-0 Vllazninë në Kupë:

Egnatia ka bërë të vetën ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Rrogozhinasit kanë mundur 1-0 Vllazninë, duke siguruar një avantazh minimal për kthimin në Loro Boriçi. Vendosi Fernando me një super gol, ndërsa kuqeblutë e mbyllën me 9 lojtarë. Tetova merr fitoren e dytë radhazi, pas asaj në kampionat ndaj Kukësit, duke ruajtur trendin e precedentëve me kuqeblutë. Në fakt në 14 takime, vetëm dy herë kanë dalë fitues shkodranët, ndërsa në përballjet e Kupës, pas eliminimit të vjetshëm, Vllaznia rrezikon të pësojë një tjetër këtë herë.

FERNANDO 'MAGJIK'

Egnatia u shty me forcë përpara që në fillim për të vendosur diktatin në fushë. E pas një tentativë në minutën e 4' të Boshnjakut, rrogozhinasit vunë në provë Qarrin me Spahiun (8') dhe Fernando (14'), pa gjetur rrugën e rrjetës. Sfida u zhbllokua pastaj në minutën e 30′ nga Fernando. Në gol spektakolar ai i shënuar nga braziliani, që lëshoi një silurë të pakapshme nga portieri i shkodranëve. Një goditje e fortë, që u pasua nga një tjetër edhe më e rëndë. Vllaznia mbeti me 10 lojtarë për shkak së Stojanovic u ndëshkua me karton të kuq, pasi Jorgji i pa pamjet në VAR.

Lexo më tej:Egnatia nuk di të fitojë në Rrogozhinë: Kukësi ka fituar 4 herë në 5 vizitat e fundit

ME 9 LOJTARË

Shkodranët tentuan të limitojnë dëmet pas rifillimit. Egnatia kërkoi të mbyllte ndeshjen dhe Fernando provoi pa sukses dygolëshin personal. Në anën tjetër, Balaj u mundua të merrte përsipër përsipër, por tentativa e tij në të 58' u ndal nga Sherri. Presioni i vendasve u rrit dhe Malota i shkoi pranë golit të dytë, por Qarri ishte vendimtar. Në minutën e 80' Vllaznia mbeti me 9 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Hakaj. Atëherë të gjithë në mbrojtjen, për të qendruar në lojë për ndeshjen e kthimit. Mision që të besuarit e Osmanit e arritën. 1-0 është një avantazh, por kualifikimi për në finalen e Kupës së Shqipërisë do të vendoset në “Loro Boriçi” me 24 prill

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI