Flash

Inskenoi vdekjen e tij, dënohet me 4 vjet burg italiani Davide Pecorelli

Lapsi.al 3 April 2024
Inskenoi vdekjen e tij, dënohet me 4 vjet burg italiani Davide Pecorelli

Gjykata e Shkodrës këtë të mërkurë të dënojë me 4 vite burg italianin Davide Pecorelli që inskenoi vdekjen e tij. Në 6 janar të vitit 2021 ai humbi gjurmët në zonën e Pukës ndërsa makina e marrë me qira prej tij u gjet e djegur.

Brenda saj u gjetën mbetje kockore dhe sende personale të italianit. Në 17 janar au u zbulua i gjallë në tentativë për të shkuar në ishullin e Montecristo në Itali. Nga dëshmitë që u zbuluan më pas, ai inskenoi vdekjen e tij për t’iu shmangur borxheve që kishte. 47-vjeçari tha se kockat i kishte marrë në një varrezë të vjetër i ndihmuar nga një prift katolik në zonë.

Pecorelli u përfaqësua në gjykatë nga dy avokatët e tij Andrea Castori dhe Massimo Brazzi. Prokurori i çështjes kishte kërkuar 12 vite burg, ndërkohë që gjyqtari, Arbër Çela dha vetëm 4 vite heqje lirie. Megjithatë ky vendim sipas gjyqtarit mund të pezullohet me kusht ose të shndërrohet në punë të dobishme shoqërore.

Ai akuzohej për zjarrvënie, shkelje të kufijve kombëtarë shqiptarë si emigrant ilegal dhe pengim për zbardhjen e së vërtetës. Për të vendosur mbi kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e tij do të duhet të pritet vendimi i gjykatës së Perugia. Më 28 maj të këtij viti është parashikuar jë seancë ku do të dëgjohet dëshmia e italianit. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Gjeta 2 arka me flori”/ Prokuroria italiane vë nën hetim Davide Pecorellin

E vërteta tragjike e zhdukjes së Davide Pecorelli në malet e Pukës

Të këshilluara

Sherr me thika në Llogara

Një sherr me thika ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën Llogara-Palasë. Policia ka shpallur në kërkim një të ri me inicialet E. Ç., ndërsa vëllai i tij është...

18:29

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI