Flash

Juventus, idea Lacroix: për mbrojtësin e Wolfsburg është sfidë me Milan

Lapsi.al 3 April 2024
Juventus, idea Lacroix: për mbrojtësin e Wolfsburg është

Gara e Champions League nuk e ndal merkaton e Juventus. Kështu, Zonja, pasi ka prerë biletën për Botërorin e Klubeve me 32 ekipe dhe duke pritur atë të kthimit në Europën që ka rëndësi, përgatitet për çdo skenar për verën. Përfshirë mundësinë e nevojës për të sakrifikuar disa pjesë të rëndësishme në emër të përmirësimit të llogarive dhe për të financuar fushatën e përforcimit. Prioriteti mbetet një mesfushor që jep asiste dhe gola (nga Koopmeiners i Atalantës te Merino i Real Sociedad).

Bardhezinjtë janë gjithashtu, gjithnjë e më aktiv, te mbrojtësit. Pak për lëvizjet e Manchester United mbi Gleison Bremer dhe pak për interesimin e Borussia Dortmund, Newcastle dhe Leipzig për Dean Huijsen, një perlë e ekipit spanjoll U-21 aktualisht i huazuar te Roma. Për të mos përmendur që Alex Sandro do të thotë lamtumirë në fund të kontratës së tij në qershor dhe Tiago Djalò, i nënshkruar në janar nga Lille për 3.5 milionë plus bonuse, që mund të huazohet në Serie A në verë për të përshpejtuar rikuperimin e tij pas dëmtimit (një një vit më parë ai iu nënshtrua një operacioni në ligamente).

SFIDË NDAJ MILAN

Për të gjitha këto arsye, në Continassa kërkojnë ndonjë mbrojtës në funksion të sezonit 2024-25. Nëse fokusi mbetet te Riccardo Calafiori i Bolonjës, i transformuar nga Thiago Motta nga një mbrojtës i majtë në një qendërmbrojtës total, bardhazinjtë po monitorojnë gjithashtu Mexence Lacroix, 23-vjeçari i Wolfsburg. Situata kontraktuale e francezit, i ndjekur edhe nga Milani, është gjithashtu tërheqëse. Lacroix shkon në skadencë në vitin 2025 dhe, pa një rinovim, ai mund të lëvizë në korrik për një shifër mes 10-15 milionë plus bonuse. Jo falas, por sidoqoftë me ulje duke patur parasysh vlerësimet mesatare për rolin.

Lexo më tej: Juventus i penalizuar edhe në Kupë, penalltia nuk duhej anuluar: Patric me kokë riktheu në lojë Cambiaso

Në listën e Juventus mbeten edhe dy jolly si Reinildo (Atletico Madrid) dhe Wendell (Porto). Si mozambikasi ashtu edhe braziliani, të vëzhguar drejtpërdrejt nga një emisar i Juventus gjatë miqësores në Londër mes Anglisë dhe Brazilit, mund të përdoren si mbrojtës të krahut në mbrojtjen me katër lojtarë ose në mbrojtjen me tre lojtarë. Prilli është një muaj arsyetimi dhe listash të zgjeruara, por ende jo negociatash reale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI