Flash

“Kanë lojtarë 100 milionë”. Tudor gjen alibinë e humbjes së Lacios: "Fisiciteti i Juventus impresionues"

Lapsi.al 3 April 2024
“Kanë lojtarë 100 milionë”. Tudor gjen alibinë e
Igor Tudor e analizon humbjen e Lazios në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Juventus në këtë mënyrë: “Kemi pasur një pjesë të parë të mirë me personalitet, pastaj në pjesën e dytë u dorëzuam pak edhe sepse fiziciteti i tyre ishte mbresëlënës. Na vunë përfund. E të mos harrojmë se ata kanë lojtarë me vlerë 100 milionë euro”. Trajneri i bardhekaltërve, duke folur për Canale 5, nuk braktis ëndrrat e tij për t'u kualifikuar në finale: "Një rezultat që duhet pranuar, është në rregull. Por gjithsesi lë gjithçka të hapur, është ndeshja e kthimit, të shohim". Tudor nënvizon edhe probleme të tjera: "Dëmtimi i Zaccagni e pastaj mu desh të aktivizoja Casale, i cili nuk kishte fjetur për dy netë për shkak të lindjes së djalit të tij, për Patric". Gjithsesi, Tudor i jep zemër ekipit të tij: "Mes 90 minutave të kampionati dhe pjesa e parë e sonte ne bëmë tre pjesë të shkëlqyera nga katër. Në Romë kishim shpenzuar shumë dhe Juventus kishte motivimin maksimal. Diferenca ishte mbi të gjitha në fizik. Skuadra meriton komplimente, ata dhanë maksimumin". Lexo më tej: Video/ Chiesa e Vlahovic hakmerren me Tudor: Juventus thyen Lazion e vendos një këmbë në finale Kroati shikon përpara: "Lojtarët logjikisht kanë ende gjëra nga e kaluara në gjak (referim për punën e Sarri, red.). E ne do të punojmë për të përmirësuar gjithçka".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI