Flash

Mbanin kontakte me botën e krimit, izolohen në regjimin '41 biss' dy të dënuarit

Lapsi.al 3 April 2024
Mbanin kontakte me botën e krimit, izolohen në regjimin '41

Izolohen në regjimin e posaçëm '41 biss' dy të dënuar me burgim të përjetshëm. Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha dyshohet se kanë patur komunikime dhe mbanin kontakte me njerëz të botës së krimit.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu. Kaloshi gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, tjetër i arrestuar si një nga autorët e ngjarjes.

Ndërsa Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, gjatë tentativës për të grabitur një varëse floriri nga qafa, të cilën i riu e qëlloi për vdekje me thikë. Ngjarja ndodhi më 7 gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, teksa mbeti e plagosur edhe kunata e viktimës.

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 102.1 lekë dhe do shitet me 102.9 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.8 lekë dhe do shi...

08:31

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI