Flash

Nuk i dha dorën fëmijës me ngjyrë, Gallagher akuzohet për racizëm: "Video e nxjerrë nga konteksti"

Lapsi.al 3 April 2024
Nuk i dha dorën fëmijës me ngjyrë, Gallagher akuzohet
Kapiteni i Chelsea, Conor Gallagher është akuzuar për racizëm, pasi një video nga ndeshja me Burnley qarkulloi në internet, duke shkaktuar debate. Chelsea ka marrë një qëndrim për incidentin me një deklaratë.

GALLAGHER I AKUZUAR PËR RACIZËM

Prej disa ditësh në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet kapiteni i Chelsea, Conor Gallagher, në tunelin e Stamford Bridge para ndeshjes kundër Burnley, duke mos i dhënë dorën një fëmije me ngjyrë. Videoja në fjalë ka ndezur një debat të madh në Angli, nëse gjesti i Gallagher ndaj fëmijës ishte apo jo i qëllimshëm. Duke parë pamjet, shihet futbollisti i Chelsea duke zbritur shkallët, duke përshëndetur një fëmijë në shkallë dhe duke i rënë lehtë në shpatull fëmijës me ngjyrë, që po i shtrinte dorën. Gallagher duket se e pa dorën e shtrirë, por kthehet nga fëmija tjetër që i kishte thënë diçka. Lexo më tej: Pochettino pranon dështimin te Chelsea: "E ardhmja ime nuk varet më nga unë"

CHELSEA MERR POZICION

Gallagher u akuzua për racizëm nga disa përdorues, ndërsa të tjerë thanë se gjesti i tij nuk ishte i qëllimshëm. Edhe Chelsea shprehu opinionin e tij për këtë çështje dhe me një deklaratë zyrtare donte të sqaronte episodin: “Chelsea Football Club është në dijeni të një videoje që qarkullon në rrjetet sociale në lidhje me ndeshjen e së shtunës kundër Burnely. Një video e cila është tërësisht jashtë kontekstit. Vargu i mëvonshëm i abuzimeve dhe komenteve shpifëse ndaj Conor Gallagher është krejtësisht i papranueshëm. Ne jemi krenarë që jemi një klub i larmishëm, gjithëpërfshirës, ku njerëzit e të gjitha kulturave, komuniteteve dhe identiteteve ndihen të mirëpritur".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI