Flash

"Peposhi? Doja ta ndryshoja herën e dytë". Martini e ka me veten, Mehmeti: "Rëndësi kanë pikët"

Lapsi.al 3 April 2024
"Peposhi? Doja ta ndryshoja herën e dytë". Martini e ka me

“Të luash të diel të mërkurë është problem, qendrat e mbrojtjes luftuan fort në pjesën të parë. Jo se në të dytën bënë më shumë se 2 herë kanë goditur, por edhe fati është pjesë e lojës. Më vjen keq sepse kishim mundësi të ishim në katërshe". Edi Martini përtypet hidhur për humbjen 1-0 ndaj Dinamon, në një ndeshje që të tijtë e dominuan me raste dhe humbën dy herë penalltinë. "Ne nuk jemi një ekip që na falet të humbim penallti, shumica e lojtarëve vitin e kaluar s’kanë mbajtur peshë në ekipet respektive. Në atë moment duhen liderë në ekip, që të çojnë moralin, që të bëjnë më të fortë. Ajo që ndikoi ishte lodhja".

Lexo më tej: Video/ Peposhi humb dy herë penalltinë, Teuta mbytet në fund: Denison bën Del Pieron, Dinamo e katërta

Peposhi gaboi nga pika e bardhë, por si për ta bërë më të rëndë, ai i shpenzoi të dy mundësitë që iu dhanë, i ndalur nga Sali. Tekniku Martini shpjegoi përse edhe ai u bllokua në momentin e ripërsëritjes së 11 metërshit: "Penalltia e dytë e Peposhit? Mund ta kisha ndryshuar edhe e mendova. Peposhi kishte bërë 6 nga 6 penallti më parë, pasi e humbi thash pse s’e ndryshova, po e kisha ndërmend”, sqaroi Martini.

MEHMETI: "RËNDËSI KANË PIKËT"

"E dija që do ishte e vështirë se ka mënyrë të veçantë Teuta si organizon manovrën. Në këtë pikë, rëndësi kanë pikët. E nisëm keq lojën, duhej të ishim më të qetë dhe menaxhonim në fazën ofensive. Duhet të kishim besim në hapësirat e ndërmjetme". Dritan Mehmeti i gëzohet pikëve të fitores që e kanë projektuar tashmë në vendin e katërt në renditje. Dinamo kaloi edhe Skënderbeun dhe tani pak ka mënyra si luajti, edhe pse Mehmeti e ka një kritikë: "Kishte shumë dyluftime të forta ndoshta edhe jashtë. M’u duk si ndeshje e futbollit anglez, kishte goxha dyluftime dhe aty ndoshta prishet bukuria e lojës, kur ka agresivitet të jashtëzakonshëm".

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI