Flash

Video/ Gol në minutën e 89, Manaj i jep fitoren Sivasspor: goli i 16 në kampionat për sulmuesin kuqezi

Lapsi.al 3 April 2024
Video/ Gol në minutën e 89, Manaj i jep fitoren Sivasspor: goli i 16
Rei Manaj ndjek Mauro Icardi dhe Edin Dzeko për fronin e shënuesit më të mirë të kampionatit në Turqi. Sulmuesi lushnjar ka shënuar golin e vetëm të ndeshjes mes Sivasspor dhe Karagumruk në minutën e 89' . Gol që vlen 3 pikë, që rikthejnë ekipin e tij te fitorja, pas dy humbjesh radhazi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin që mposhti 1-0 Karagumruk. Një krosim në zonë në minutën e fundit të kohës së rregullt mbërriti në këmbët e Manaj. Sulmuesi shqiptar kontrolloi dhe më pas, i vetëm me portierin, goditi duke shënuar golin e 16 në kampionatin e Superlig. Feston Manaj, por jo Veseli, që me Karagumruk ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë takimit, pa mundur të evitojë golin e bashkëkombasit të tij në fundin e ndeshjes. Lexo më tej: Uefa mendon rritjen e organikave në Euro 2024 nga 23 në 26 lojtarë: Manaj, Daku e Muja shpresojnë Tani, Manaj është vetëm dy gola pas kryesuesve të renditjes së golashënuesve në Turqi Mauro Icardi dhe Edin Dzeko, që kanë nga shënuar nga 18 gola, kur kanë mbetur edhe 7 javë deri në fund. Për Manaj është krejt i mundshëm kapërcimi i rivalëve të famshëm, ndërsa Sivasspor është komod në mesin e renditjes, në vendin e 10 me 41 pikë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI