Flash

Kukësi i vendit të fundit sheh finalen: 2-0 shokuese ndaj Tiranës me golat e Mingo e Solodovnikov

Lapsi.al 3 April 2024
Kukësi i vendit të fundit sheh finalen: 2-0 shokuese ndaj Tiranës

Befasi e madhe në Kukës Arena në ndeshjen e parë gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë. Kukësi fiton 2-0 kundër Tiranës, duke hedhur një hap të fortë drejt finales së kompeticionit. Mingo dhe Solodovnikov vendosën ndeshjen, duke shokuar bardheblutë dhe teknikun Fagu, që rrezikojnë të dalin jashtë objektivit nga vendi i fundit i renditjes, që praktikisht në kampionat ka rënë nga kategoria.

Bledar Devolli e kishte përgatitur ndeshjen me detaje, edhe psikologjikisht ("nuk ka ekip më të mirë se ne"), duke arritur një fitore brilante ndaj bardhebluve. Tirana, me vetëm Metën pa disponueshëm, nuk u ngjit në nivel. Ekipi i Fagut vuajti të krijonte lojë dhe presingu lart i Kukësit i futi në krizë. Në minutën e 19' Mingo zhbllokoi rezultatin, duke u favorizuar nga një top i goditur nga Solodovnikov. Tirana u provokua nga disavantazhi dhe ndryshoi sjellje, por kontrolli i topit u karakterizua nga një lojë sterile.

Në pjesën e dytë Tirana nuk ndryshoi mënyrën e të impostuarit, por vendasit pritën kundërsulmin për të goditur dhe mundësia nuk është se vonoi shumë. Në minutën e 59' Solodovnikov dyfishoi shifrat duke mundur Kozin. Bardheblutë tani e kuptuan vështirësinë, por u munduan të shënonin të paktën një gol për të patur më të thjeshtë kthimin. Në minutën e 63' dhe 74' Tafas ishte protagonist i Kukësit, duke ruajtur portën të paprekur. Një fitore me peshë që afron Kukësin me një finale Kupe të pamenduar, duke parë renditjen e tyre në kampionat. Pasi eliminuan Partizanin, veri lindorët do të përpiqen të bëjnë të njëjtën gjë edhe në kthimin më 24 prill.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI