Flash

Video/ Mandragora vë në "gjumë" Atalantën, Gjimshiti nuk e ndal dot: Fiorentina fiton gjysëmfinalen e parë

Lapsi.al 3 April 2024
Video/ Mandragora vë në "gjumë" Atalantën,

Fiorentina mposht Atalantën 1-0 dhe fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Pjesa e parë ishte e dominuar nga Viola, që me meritë zhbllokoi ndeshjen në minutën e 31' falë eurogolit të Mandragora. Një goditje me të majtën nga 25 metra, që u përplas në shtyllë e pastaj përfundoi në rrjetë pas shpinës së portierit Carnesecchi. Gasperini (në tribunë për shkak të skualifikimit) aktivizoi Scamacca në fillimin e pjesës së dytë dhe Hyjnesha u rrit në lojë dhe krijoi disa raste, por Carnesecchi mbajti gjallë skuadrën bergamaske me dy pritje (e para fantastike) ndaj Nico Gonzalez. Kthimi në Bergamo më 24 Prill.

Shkon për Fiorentinën, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë kundër Atalantës, që, me rezultatin 1-0, do të ketë hapësirën për të tentuar rikuperimin. Pas gjysmë orës së parë të studimit të madh me pak goditje dhe me lojën më të shumtë në mesfushë, erdhi perla e Mandragora. Një silurë nga 30 metra me një efekt të jashtëzakonshëm, që përfundoi në këndin në të djathtë të portierit Carnesecchi.

Lexo më tej: Video/ Chiesa e Vlahovic hakmerren me Tudor: Juventus thyen Lazion e vendos një këmbë në finale

Në pjesën e dytë, Gasperini hodhi në fushë Ederson dhe Scamacca për të gjetur golin e barazimit. E megjithatë, ishte Fiorentina ajo që iu afrua shumë pranë dyfishimit disa herë, veçanërisht me një goditje me kokë të Gonzalez, të cilën portieri bergamask e devijoi në këndore me një plastikë të shkëlqyer. Përfundoi 1-0, ndoshta rezultati më i drejtë. Gjimshiti (gjithë ndeshjen në fushë) e të tjerët mund të provojnë përmbysjen pas tre javësh.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI