Flash

"Amnistia"/ Shehaj: Parlamenti mesazh SPAK-ut, ju i kapni, ne i lirojmë

Lapsi.al 4 April 2024
"Amnistia"/ Shehaj: Parlamenti mesazh SPAK-ut, ju i kapni, ne i

Teksa sot pritet të votohet aministia penale me votat e mazhorancës dhe opozitës, jashtë Kuvendit Agron Shehaj deklaroi para mediave se Parlamenti po mblidhet në mungesë transparence, me urgjencë, për të votuar amnistinë për faljen e zyrtarëve të korruptuar.

Shehaj thotë se akoma nuk është e qartë se çfarë niveli prek amnistia, sepse ka kontradiktë tek ligji.

"Jemi në një moment të veçantë në lidhje me luftën kundër korrupsionit. Çdo ditë ministra, deputetë, kryetarë bashkish, paraqiten në dyert e SPAKU-ut për të dhënë llogari.

Çfarë bën Parlamenti në një situatë të tillë? Fut në moment në momentin e fundit me urgjencë, totalisht në mungesë transparence, amnisitë për faljen e zyrtarëve të korruptuar.

Ky është fakt. Nuk është e qartë se çfarë niveli prek sepse ka kontradikta, por është është fakt që i amniston." - u shpreh Agron Shehaj.

I shkëputur nga Partia Demokratike, përballë pyetjeve të gazetarëve nëse me këtë deklaratë sulmonte edhe kolegët e PD-së, Shehaj tha se bashkimi i votave ka një mesazh.

Mesazhi është i qartë; ju i kapni, ne i nxjerrim. Ky është mesazh për SPAK-un. Unë nuk bëhem pjesë e kësaj loje. Vendi ka nevojë për luftën kndër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Amnistia shkon në drejtim krejtësisht në kundër." - u shpreh Agron Shehaj jashtë Kuvendit.

Lexo më tej: Nis seanca plenare, futet në rendin e ditës ligji për Amnistinë Penale 

Të këshilluara

Ulsi Manja merr një zv.ministër të ri

Tedi Dobi do të jetë zëvendendësministri i ri i Drejtësisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa prezantimi i Dobit është bërë nga vetë ...

20:00

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI