Flash

Basha: Zyrtarët e korruptuar do përfitojnë nga amnistia

Lapsi.al 4 April 2024
Basha: Zyrtarët e korruptuar do përfitojnë nga amnistia

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se amnistia penale është një pazar i ndyrë mes qeverisë dhe Rithemelimit.

Basha theksoi se po luhet një pazar i ndyrë me amnistinë. Ai shtoi se zyrtarët e korruptuar do përfitojnë nga amnistia dhe kjo është e tmerrshme. Sipas Bashës, nuk përfitojnë as protestuesit, që mbrojtën shtëpitë e tyre nga shembjet dhe që përndiqen me veprën penale “Kundërshtimi i policisë, në bashkëpunim”.

“Amnistia penale u mbajt peng për 4 muaj. Po keqpërdoren festat fetare për mallëngjim, nga ata që para dy javësh shaheshin me libër shtëpie. Në amnisti janë një sërë veprash penale, që kanë të bëjnë me korrupsionin zgjedhor, që nuk përjashtohen nga amnistia. Vepra penale e korrupsionit nuk mund të përfitojë amnisti. Zyrtarët e korruptuar nuk mund të përfitojnë nga amnistia. Shumica e protestuesve ndiqen penalisht për kundërshtim të policisë në bashkëpunim dhe kjo vepër penale është jashtë amnistisë. Këto janë fakte, mbi këto fakte është e qartë se çfarë loje dhe pazari i ndyrë po luhet.

Mesazhi që i çohet SPAK është që ju i dënoni, ne i lirojmë. Falen ata që janë dënuar për aferën e Astirit, por nuk falen nga ndjekja penale protestuesit që mbronin shtëpitë e tyre dhe që ndiqen penalisht për kundërshtim të policisë në bashkëpunim. Do përfitojnë zyrtarët e Bashkisë Tiranë që shkatërruan banesat në fundin e Bulevardit të Ri, por nuk do të përfitojnë nënat dhe baballarët, që kundërshtuan policinë. E njëjta gjë me banorët e Shkozës, e njëjta gjë ndodh edhe me protestuesit që ishin kundër shembjes të Teatrit Kombëtar”, u shpreh Basha.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, plagosen nënë e bir

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit, ku një kamion është përplasur me një automjet, duke lënë të plagosur dy persona. ...

18:21

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI