Flash

Diletta Leotta e Karius jo të denjë për diskotekën më të famshme të Berlinit: “Kurrë kaq shëmtuar”

Lapsi.al 4 April 2024
Diletta Leotta e Karius jo të denjë për diskotekën më

Diletta Leotta ka rrëfyer për 105 Take Away historinë më të shëmtuar që i ka ndodhur në periudhën e bashkejetesës me Loris Karius. Gazetarja e famshme italiane nuk u lejua të hynte në klubin më të famshëm të natës në Berlin, vendi i quajtur Berghain. Prezantuesja televizive dhe radiofonike i ka treguar kolegut të saj Daniele Battaglia se çfarë ka ndodhur, pa i fshehur detajet.

Diletta dhe bashkëshorti i saj i ardhshëm Loris Karius nuk e kaluan dot përzgjedhjen e hyrjes. Ndonjëherë nuk është se të bën punë të jesh i famshëm, sidomos nëse rojet te dera nuk janë tifozë futbolli.

Lexo më tej: Loris Karius rrëfen natën e parë të takimit: "Nuk e dija kush ishte Diletta Leotta"

“A e di Daniele që isha në Berlin dhe ti e di që të thashë se do të doja shumë të shkoja të shihja Berghain, këtë klub nate shumë të famshëm ku, megjithatë, ka një përzgjedhje shumë strikte... Mbërrita përpara hyrjes me pallton time të bukur - tha Leotta -. E ke parasysh atë të verdhën gjithë pellush, me një buzëqeshje verbuese dhe i thashë 'Përshëndetje! Jo, por djema, nuk jam refuzuar kurrë kaq keq. Veç te tjerash edhe Loris bëri një gabim, se më spostoi përpara, që të futesha unë në fillim. E dini, zakonisht vajzat kanë më shumë shanse. Por ata më panë dhe më bënë shenjë me kokë që jo. E (roja te dera, red.) u tall, qeshi me tallje. Loris më shtyu të largohesha menjëherë sepse aty nuk mund të këmbëngulësh: nëse është jo, është jo”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI