Flash

Gjashtë ndeshje pa tifozë pas sherrit me Fenerbahce, tërbohet me Federatën Trabzonspor: "Drejtësi mu*i"

Lapsi.al 4 April 2024
Gjashtë ndeshje pa tifozë pas sherrit me Fenerbahce, tërbohet me
Grusht i fortë ndaj Trabzonspor për atë që ndodhi më 17 marsin e kaluar, kur rreth njëqind tifozë pushtuan fushën në fund të ndeshjes, për të sulmuar lojtarët e Fenerbahce. Klubi është ndëshkuar me 6 javë me dyer të mbyllura dhe një gjobë prej rreth 87,000 euro. Është pezulluar me një ndeshje edhe ndihmëstrajneri Egemen Korkmaz. Ka shkuar më mirë për disa lojtarë të Fenerbahce të përfshirë në sherr. İrfan Can Eğribayat dhe Jayden Oosterëolde ja hodhën me një ndeshje secili. Asnjë sanksion për Michy Batshuayi dhe Bright Osayi-Samuel, të cilët ranë në kontakt me tifozët kundërshtarë. Trabzonspor nuk e mori mirë vendimin e Disiplinës dhe me sa duket do të apelojë: "Drejtësia juaj e mu*it! Ngrihuni nga vendet tuaja dhe jepni dorëheqjen" ishte postimi plot vrer në Twitter.

TWEET I TRABZONSPOR

Pas ngjarjeve fatkeqe, policia lokale arrestoi 12 persona. Tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën ndërsa lojtarët e Fenerbahçes festonin fitoren e tyre 3-2. Disa lojtarë miq iu përgjigjën tifozëve të cilët i goditën me shqelma dhe grushta, me videon që u bë menjëherë virale. Mbrojtësi Bright Asayi-Samuel lëshoi një të djathtë që rrëzoi një tifoz në tokë, ndërsa sulmuesi belg Michy Batshuayi goditi një tjetër me një shkelm rrotullues.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI