Flash

Gjykata hedh poshtë kërkesën e ish-presidentit Trump për të shtyrë një nga proceset e tij

Lapsi.al 4 April 2024
Gjykata hedh poshtë kërkesën e ish-presidentit Trump për

Një gjykatës në Nju Jork hodhi poshtë të mërkurën kërkesën e ish-presidentit Donald Trump për të shtyrë datën e gjyqit caktuar ndaj tij, mbi akuzat lidhur me pagesat në këmbim të heshtjes për një aktore filmash pornografikë.

Ish-presidenti Trump kishte kërkuar që gjyqi i 15 prillit të shtyhej deri kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të shqyrtonte pretendimin për imunitet presidencial në një çështje tjetër penale.

Gjykata pritet të dëgjojë më 25 prill argumentet e ish-presidentit të SHBA se ai është i imunizuar nga ndjekja penale federale lidhur me përpjekjen për të përmbysur rezultatin e gjedhjeve të vitit 2020 që ai i humbi ndaj presidentit demokrat Joe Biden. Avokatët e tij mbrojtës për çështjen e Nju Jorkut i kishin kërkuar gjykatësit Juan Merchan të shtynte gjyqin derisa të përfundonte shqyrtimin Gjykata e Lartë, duke argumentuar se kjo ishte e rëndësishme pasi prokurorët duan që të paraqesin si prova deklarata që zoti Trump kishte bërë kur ishte president nga viti 2017 deri në vitin 2021.

Lexo më tej: Gjykatësi i ndalon Trump të flasë publikisht për gjyqin me aktoren e filmave për të rritur 

Në një vendim të mërkurën, gjykatësi Merchan tha se zoti Trump kishte pritur shumë gjatë për të ngritur këtë çështje.

“I pandehuri kishte një sërë mundësish për të ngritur pretendimin e imunitetit presidencial, shumë më herët se sa 7 marsi 2024,” tha gjykatësi Merchan.

Todd Blanche, një avokat i zotit Trump, nuk pranoi të komentojë.

Zoti Trump, kandidati republikan që pritet të sfidojë presidentin Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit, ka deklaruar se është i pafajshëm në secilën nga çështjet penale me të cilat përballet.

Çështja e Nju Jorkut mund të jetë e vetmja për të cilën ai do të dalë në gjyq përpara zgjedhjeve.

Ai akuzohet për falsifikim të dhënash të biznesit në mënyrë që të mbante të fshehtë pagesën prej 130,000 dollarësh që ish-avokati i tij Michael Cohen i dha aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels në këmbim të heshtjes së saj para zgjedhjeve të 2016, në lidhje me një marrëdhënie intime që ajo thotë se kishte pasur me zotin Trump në 2006. Ish-presidenti Trump mohon të ketë pasur një marrëdhënie të tillë me aktoren emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford./VOA

Të këshilluara

Alarm për bombë në Parlamentin norvegjez

Parlamenti i Norvegjisë mori një kërcënim për bombë sot dhe policia rriti sigurinë rreth ndërtesës, duke bllokuar rrugët përreth. Pjesëmarrësve në seancat pu...

13:02

Rrëzohet helikopteri në alpe, tre të vdekur

Një aksident i rëndë është regjistruar në alpet zvicerane ku është rrëzuar një helikopter. Mësohet se nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona dhe janë pla...

19:55

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI